FB

September 19, 2024 | 7:15

Filara: Së bashku ecim të sigurt drejt dijes!

 

Fillimi i vitit të ri shkollor është vazhdimi i një tjetër rrugëtimi drejt dijes, ku edhe për këtë vit, shtëpia botuese Filara është bashkudhëtare e nxënësve nëpërmjet teksteve shkollore të arsimit parashkollor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

 

filara

Prej më shumë se dy dekadash vazhdon të shfaqë aftësitë e saj në treg me një staf të kualifikuar në fushën e Filara shtypshkrimit, duke zhvilluar më tej traditën për librin shkollor dhe jo vetëm. Me kalimin e viteve jemi rritur në mënyrë të vazhdueshme së bashku me nevojat e klientëve tanë, duke pasur si kryefjalë tonën “cilësinë”.

Shtypshkronja Filara numëron një gamë të gjerë botimesh, duke përfshirë arsimin parashkollor, fillor, të mesëm të ulët, të mesëm të lartë dhe atë universitar. Përvoja e fituar në fushën e botimeve është suksesi i garantuar në shtypjen e mijëra titujve, por edhe në atë të shërbimeve të printimit.

Fillimi i një viti të ri shkollor është vazhdimi i një tjetër rrugëtimi drejt dijes. Ashtu si për çdo vit shkollor, edhe për vitin shkollor 2024-2025, shtëpia botuese Filara është bashkudhëtare e nxënësve nëpërmjet teksteve shkollore, të cilat mbulojnë lëndë e klasa të ndryshme, duke synuar t’iu ofrojmë nxënësve përvoja mësimore gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se teksti shkollor kontribuon në zhvillimin e nxënësve si qytetarë të pavarur dhe të kultivuar, ndaj duam të sigurohemi që nxënësit tanë të kenë gjithçka që iu nevojitet për të arritur qëllimet e tyre.

Përdorimi i teksteve tona shkollore në të gjitha shkollat e republikës së Shqipërisë dëshmon përgjegjësi e profesionalizëm nga ana jonë. roli i teksteve me cilësi të lartë në vitet e formimit të një fëmije nuk mund të anashkalohet, ndaj dhe për këtë vit nxënësit tanë do të mësojnë me këto tekste: Edukim për shoqërinë 2, Historia 5, TIK 5, Gjeografia 7, Qytetaria 7, Historia 8, Gjeografia 8, Gjuha shqipe 9, TIK 9, Gjuha shqipe 10, Letërsia 10, Gjeografia 10, Letërsia 11, Historia 11, Gjuha shqipe 12, Letërsia 12, Letërsia me zgjedhje 12, Historia me zgjedhje 12. Gjithashtu, tekstet tona shoqërohen edhe me materiale ndihmëse të shumta, si: digjitalizimi i të gjitha teksteve shkollore, librat e mësuesit, fletore pune, libra ndihmës për provimet kombëtare bazë dhe të maturës shtetërore, tabela didaktike në lëndët: abetare, gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, dituri natyre, fizikë, kimi, biologji, edukim fizik, art pamor, TIK, si dhe harta historike e gjeografike.

Filara e ka vazhduar edhe më tej kontributin e saj në fushën e arsimit dhe të edukimit nëpërmjet agjencisë së trajnimit Filara Education, pasi trajnimi dhe përditësimi i vazhdueshëm duhet të jetë pjesë e jetës profesionale të një mësuesi.

filara2 filara1

Filara Education (akredituar nga Komisioni i Akreditimit të Programeve/Moduleve të Trajnimit) synon zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë, nxit përditësimin e njohurive të tyre dhe ndihmon në zhvillimin e kompetencave të mësuesve në procesin e mësimdhënies.

Temat e moduleve të akredituara janë:

– Qasja multiperspektive, një strategji efektive në aftësimin e nxënësve për jetën (2 kredite).

– Disa risi bashkëkohore në zbatim të kurrikulës gjithëpërfshirëse, në lëndën e “Edukimit fizik, sporte dhe shëndet” (2 kredite).

– Projektet kurrikulare lëndore dhe ndërlëndore në fushën: Gjuhët dhe komunikimi. Projektet komunitare (2 kredite).

– Matja e progresit të nxënësve përmes paratestit dhe pastestit (2 kredite).

– Interaktiviteti krijues në procesin e mësimdhënies-nxënies (2 kredite).

– Strategjia antibullizëm në shkollë (2 kredite).

– Përdorimi i historisë lokale në procesin e mësimdhënies-nxënies dhe në veprimtarinë ekstrakurrikulare (1 kredit).

– Kompetenca e të menduarit në kurrikulën e gjeografisë (AMU dhe AML), lidhur me dukuritë meteorologjike (1 kredit).

Ne besojmë se të qenët të suksesshëm ju lejon të jeni vetvetja, por edhe më krijues, ndaj, kur mendojmë për materiale të ndryshme të printuara, mendja jonë fokusohet menjëherë në pamjen që do të ketë produkti ynë. Pamja grafike, vëmendja për paraqitjen, kreativiteti në përgatitjen e kopertinës, zgjedhja e ngjyrave në ilustrime, si dhe përdorimi i teknologjive moderne digjitale na lejojnë të ofrojmë botime me cilësi absolute.

Filara Print ofron dizenjime dhe printime për një shumëllojshmëri shërbimesh, si: faqosje, skanime, printime me ngjyra dhe bardhezi, agjenda, banera, flyer, postera, roll up, blloqe recetash, broshura, manuale, raporte, çanta kartoni, etiketa, ftesa, menu, fletëpalosje, kalendarë muri, kalendarë tavoline, kartëvizita, katalogë, letra me kokë, libra, revista, stilolapsa me logo, zarfe etj. Për të realizuar të gjitha këto shërbime përdorim lloje të ndryshme të teknologjisë së printimit, me qëllim përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë, si dhe realizimin e vizionit të tyre. Pavarësisht llojit të shërbimit që ofrojmë, jemi të përkushtuar t’u përmbahemi vetëm standardeve më të larta të printimit për të siguruar cilësinë e garantuar. Kërkesa në rritje për shtypshkrime, printime, botime dhe trajnime e bëjnë Filarën zgjedhjen tuaj.

Në një histori mes së shkuarës dhe së ardhmes, Filara po jeton të tashmen. Një e tashme plot suksese e arritje në fushën e arsimit, botimeve, printimeve dhe trajnimeve.

Filara: cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm!

Ejani të ecim së bashku në këtë rrugëtim drejt dijes!

 

Adresa:

  1. Rruga e Kavajës, Square 21;
  2. Rruga “Sabaudin Gabrani”, ngjitur me fabrikën Kaon, Tiranë

Cel: +35569 333 0983

www.filarabotime.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top