Dëshironi të reklamoni biznesin tuaj?
Me një përvojë 22-vjeçare “Filara” realizon shtypshkrime dhe printime, si: libra, agjenda, banera, katalogë, broshura, menu, kartëvizita, fletëpalosje etj.
Zgjidhni “Filarën” dhe merrni shërbimin që ju duhet!

Prej më shumë se dy dekadash“Filara”vazhdon të shfaqë aftësitë e saj në treg me një staf të kualifikuar në fushën e shtypshkrimit, duke zhvilluar më tej traditën për librin shkollor dhe jo vetëm. Me kalimin e vitevejemi rritur në mënyrë të vazhdueshme së bashku me nevojat e klientëve tanë, duke pasur si kryefjalë tonën “cilësinë”.
Shtypshkronja“Filara” numëron një gamë të gjerë botimesh, duke përfshirë arsimin parashkollor, fillor, të mesëm të ulët, të mesëm të lartë dhe atë universitar. Përvoja e fituar në fushën e botimeve është suksesi i garantuar në shtypjen e mijëra titujve, por edhe në atë të shërbimeve të printimit.
Ne besojmë se të qenët të suksesshëm ju lejon të jeni vetvetja, por edhe më krijues, ndaj, kur mendojmë për materiale të ndryshme të printuara, mendja jonë fokusohet menjëherë në pamjen që do të ketë produkti ynë. Pamja grafike, vëmendja për paraqitjen, kreativiteti në përgatitjen e kopertinës, zgjedhja e ngjyrave në ilustrime, si dhe përdorimi i teknologjive moderne digjitale na lejojnë të ofrojmë botime me cilësi absolute.

Pse është i rëndësishëm printimi?
Le ta zbulojmë së bashku…
– Materialet e printuara janë një mënyrë për të transmetuar njohuri, ide dhe opinione, duke u mundësuar individëve të komunikojnë me njëri-tjetrin, pavarësisht kohës apo vendndodhjes. Librat e shtypur, revistat, gazetat dhe materiale të tjera të shkruara luajnë një rol jetik në ruajtjen dhe shpërndarjen e informacionit.
– Në arsim, shtypja është mjaft e domosdoshme për shpërndarjen e materialeve shkollore, si: tekste shkollore, libra ndihmës, tabela didaktike apo libra artistikë. Materialet e shtypura u krijojnë nxënësve dhe studentëve mundësinë për marrjen e njohurive, duke i lejuar ata të mësojnë në mënyrë të pavarur, të rishikojnë përmbajtjen sipas nevojaveapo të kryejnë projekte dhe punë kërkimore.
– Në biznes, printimi është pjesë themelore për krijimin e materialeve të marketingut, si: kartëvizita, fletëpalosje, broshura, katalogë, menu dhe artikuj të tjerë promovues, të cilët ndihmojnë kompanitë dhe bizneset të krijojnë markën e tyre, ta bëjnë atë më të njohur për klientët e mundshëm dhe të diferencohen nga konkurrentët. Gjithashtu, materialet e printuara përdoren edhe për dokumentacione, të tilla si: fatura tatimore, kontrata, fletëhyrje, fletëdalje, pasqyra financiare etj.
“Filara” ofron dizenjime dhe printime për një shumëllojshmëri shërbimesh, si: faqosje, skanime, printime me ngjyra dhe bardhezi, agjenda, banera, flyer, postera, roll up, blloqe recetash, broshura, manuale, raporte, çanta kartoni, etiketa, ftesa, menu, fletëpalosje, kalendarë muri, kalendarë tavoline, kartëvizita, katalogë, letra me kokë, libra, revista, stilolapsa me logo, zarfe etj.

Për të realizuar të gjitha këto shërbime përdorim lloje të ndryshme të teknologjisë së printimit,me qëllimpërmbushjen e kërkesave të klientëve tanë, si dhe realizimin e vizionittë tyre.
Pavarësisht llojit të shërbimit që ofrojmë, jemi të përkushtuar t’u përmbahemi vetëm standardeve më të larta të printimit për të siguruar cilësinë e garantuar.
Kërkesa në rritje për shtypshkrime, printime, botime, paketime të personalizuara dhe materiale marketigu e bëjnë“Filarën” zgjedhjen tuaj.
Në një histori mes së shkuarës dhe së ardhmes, “Filara” po jeton të tashmen.
Një e tashme plot suksese e arritje në fushën e botimeve dhe printimeve.
Filara: cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm!

Adresat: 1. Rruga e Kavajës, Square 21; | 2. Rruga “Sabaudin Gabrani”, ngjitur me fabrikën Kaon, Tiranë
Cel.: +355 69 60 28 151
E-mail: [email protected]
E-mail: [email protected]
Facebook Filara Education
Instagram filara_education
LinkedIn Filara Education
http//filaraeducation.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

