Këshilla & Arsye

September 11, 2017 | 8:30

Fillimi i shkollës, çfarë mund të bëni për ta ndihmuar fëmijën tuaj

Për ata që kanë fëmijë, shtatori është muaji i ndryshimeve. Shpesh prindërit që e vuajnë më tepër fillimin e vitit shkollor janë ata që i çojnë fëmijët në klasë të parë. Kemi përzgjedhur disa këshilla për mamatë nga një mësimdhënëse dhe nga një psikologe, në mënyrë që t’i ndihmojmë fëmijët ta përballojnë sa më mirë këtë aventurë të re.

1

Kujdes me komentet! Mos flisni me të tjerët në prani të fëmijës për vështirësitë e tij në shkollë dhe evitoni çfarëdolloj kritike që mund të keni për mësuesen.

Flisni në mënyrë pozitive! Bisedoni me fëmijën në mënyrë pozitive për përvojën që po jeton. Përdorni fjalë si: “Jemi shumë krenarë për ty, gjithçka do të shkojë më së miri, do të njohësh shokë të rinj…”

Sigurojeni që e doni shumë! Jepini të kuptojë fëmijës se e doni shumë dhe jini të kuptueshëm për ndjenjat e tij. Ndihmojeni për të zhdramatizuar situatën duke i treguar për përvojën tuaj në shkollë.

Mos u largoni nga dera e shkollës! Në momentin kur e lini në oborrin e shkollës mos ikni me vrap vetëm e vetëm që të mos e shihni të trishtuar. Do të ndihej i tradhtuar. Bëni mirë ta përshëndesni te dera e shkollës, duke i thënë se duhet të shkoni në punë, njësoj si ai në shkollë.

Mos shkoni me vonesë në shkollë! Bëni të mundur që të arrini në shkollë në orarin e caktuar nga drejtoria e shkollës. Vonesat krijojnë problem në përshëndetjet mes fëmijës e prindërit dhe për rrjedhojë do ta ketë më të vështirë për të filluar mësimin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top