Në fokus

August 28, 2017 | 10:59

Fillojnë nesër regjistrimet në universitetin Luarasi

“Përshëndetje nesër fillojnë regjistrimet. Maturatët që preferojnë Luarasin janë të mirëpritur çdo ditë nga ora 8.00 deri ne orën 20.00 të qartësojnë gjithë kërkesat e tyre. Mirë se të vini !!! Stafi Akademik i Luarasit.”‘

1

Stafi akademik i “Luarasit” u vjen në ndihmë maturantëve, kandidatë për në universitete, të cilët po përballen këto ditë me një ndër zgjedhjet më të vështira që përcakton të ardhmen e tyre.

34Përveç figurës së konsoliduar prej vitesh, i pari universitet joshtetëror vjen çdo vit me risi akademike, duke i shtuar atributin e më të mirit në treg. Kjo e faktuar me të dhëna. Me mbi 1500 studentë të diplomuar, 80% e tyre janë të punësuar në sektorin publik, privat ose të vetëpunësuar. Po ashtu, në testin më të vështirë për një jurist sot, jo rastësisht, janë studentë të “Luarasit” ata që kanë fituar magjistraturën.

2

PËRSE “LUARASI”

Mundësia për praktikë reale është pika e fortë dhe ajo çfarë e diferencon me të tjerët. Për pedagogen e Fakultetit Juridik, Julinda Gjika, kjo e bën më të fort ditën kur ata do të punësohen. “‘Luarasi’ ofron dy degë studimore, juridik dhe ekonomik, që jo vetëm i kërkon tregu, por janë edhe në trend vitet e fundit. Nga ana tjetër, kurrikulat dhe programet e studimit janë shumë të ndërthurura, duke kombinuar teori dhe praktikë. Pra, një ndër bonuset më të mëdha që ne punojmë çdo ditë është ndërthurja e teorisë me praktikën. Emri i ‘Luarasit’ bën diferencën në një CV, pasi reputacioni i ‘Luarasit’ për 14 vite rresht është ‘on the top’, i pari dhe më i miri”. Me një frymë tejet pozitive, të gatshëm për të komunikuar çdo ditë me studentët, pedagogia në Fakultetin Ekonomik, Faola Hodaj, tregon se te “Luarasi” ka jetë të vërtetë sociale, ku çdo student merr vëmendjen e duhur. Ndër të paktët universitete që nuk kërkon të përthithë sa më shumë studentë, por kërkon më të mirët, talentet.

“Ne jemi të vegjël në numër, por jemi elitarë dhe puna e përkushtimi ynë është te cilë- sia. Ne kemi një klimë të tillë që komunikimi student-pedagog është maksimal, sepse duam që ata të kenë ndihmën tonë për çdo gjë. Ne mundësojmë për ta librarinë online, kontakte me lektorë të huaj të Harvard apo Oksford”.

Ai vjen me tarifa konkurruese, me një gamë të gjerë shërbimesh dhe standardesh. Për t’u theksuar është fakti që është ndër të paktët universitete që nuk i është diskutuar asnjëherë akreditimi. Ashtu siç ka ndodhur ndër vite, më të mirët “Luarasi” i mban për vete. Shumë studentë që kanë përfunduar studimet aty janë sot pedagogë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top