Këshilla & Arsye

August 28, 2017 | 11:24

Litium në ujë për të shëruar sëmundjet mendore

Njerëzit, të cilët konsumojnë ujë me nivele më të larta të litiumit duket se kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës, thonë studiuesit në Danimarkë.

1

Litiumi gjendet natyrshëm në ujin e rubinetit, edhe pse sasia ndryshon.

Studimi, në Universitetin e Kopenhagës, shikoi të dhënat mjekësore të 73,731 personave danezë me çmenduri dhe 733,653 pa sëmundje.

Uji i rubinetit u testua më pas në 151 zona të vendit.

Rezultatet, të publikuara në JAMA Psychiatry, treguan se nivele mesatare të litiumit (ndërmjet 5.1 dhe 10 mikrogramë për litër), ulin rrezikun e çmendurisë me 22% krahasuar me nivelet e ulëta (nën 5 mikrogramë për litër).

Megjithatë me nivele më të larta të litiumit (mbi 15 mikrogramë për litër) kishin një ulje prej 17% në rrezik.

Litiumi dihet se ka një efekt në tru dhe përdoret si një trajtim në çrregullimin bipolar.

Megjithatë, litiumi në ujin e rubinetit është në nivele shumë më të ulta se sa është përdorur në mënyrë mjekësore.

Eksperimentet kanë treguar se elementi ndryshon një gamë të gjerë të proceseve biologjike në tru.

Prof. Simon Lovestone, tha se tani duhet të ketë studime për të parë nëse doza të rregullta të litiumit mund të parandalojnë fillimin e çmendurisë.

Për momentin, nuk ka asnjë ilaç që mund të ndalojë, të kthejë ose madje të ngadalësojë përparimin e sëmundjes.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top