FB

March 22, 2023 | 9:25

Fit Health / Është koha për një regjim ushqimor të personalizuar

Gjatë viteve të fundit, kemi parë një prirje drejt produkteve dhe shërbimeve më të personalizuara. Me rritjen e njohurive mjekësore, një numër trajtimesh dhe medikamentesh po bëhen gjithnjë e më të përshtatura për trajtim të synuar dhe më efektiv…

 

Shëndeti dhe mirëqenia janë tema për të cilat shumë shqetësohen dhe ndiko – jnë shumë në zgjedhjet tona. Faqet e internetit, blogjet dhe mediat kanë një fokus të fortë tek aktiviteti fizik dhe dietat e shëndetshme. Nga një këndvështrim parandalues, fokusi në marrëdhënien midis dietës, aktivitetit fizik dhe shëndetit luan një rol kyç. Një shumëllojshmëri produktesh dietike, libra gatimi dhe dietash me premtime për një shëndet më të mirë janë të disponueshme në treg. Megjithatë, informacionet e tilla kanë një aplikim më të përgjithshëm që nuk merr parasysh nevojat individuale.

Tani vërejmë një fokus në rritje në dietat që janë përshtatur për grupe ose individë të veçantë dhe është bërë më e zakonshme të flasim për ushqime të personalizuara. Ushqimi i personalizuar përkufizohet si një “rekomandim diete të shëndetshme të përshtatur mbi gjendjen shëndetësore, stilin e jetës dhe informa – cionin gjenetik të një individi ” . Ushqimi i personalizuar është i rëndë – sishëm për të gjithë ne.

Çfarë hamë dhe si hamë mund të jetë rezultat i disa faktorëve, si kultura, tradita, përkatësia etnike, feja dhe jo më pak e asaj që është e disponueshme atje ku jetojmë. Shkenca ka një fokus të fortë në zhvillimin e zgjidhjeve të mira me një efekt paranda – lues që do të na ndihmojë të arrijmë një shëndet më të mirë në planin afatgjatë. Nutrigjenetika është përshkruar si një dietë e personalizuar e krijuar dhe e përshtatur për individët bazuar në gjenomin e tyre dhe variacionet gjenetike. Me nutrigjenetikën është e mundur të zhvillohet një ushqyerje e personalizuar, sipas ndërtimit gjenetik të individit, duke pasur parasysh variabilitetin e gjeneve të përfshira në metabolizimin e përbërësve ushqimorë. Pra, ushqimi nuk shërben vetëm për të marrë kalori, por për të ndryshuar sjelljen si rezultat i streseve mjedisore, për të favorizuar parandalimin e patologjive multifaktorëshe, si: obeziteti dhe diabeti, si edhe për të pasur shëndet të mirë gjatë gjithë jetës. Me nutrigjenetikën vlerësohet nevoja ushqimore e çdo individi, pra nevoja reale për ushqim dhe integratorë, në bazë të kërkesës metabolike.

Krahas kësaj, nutrig – jenetika na vjen në ndihmë në procesimin e dietave specifike për të parandaluar dhe trajtuar obezitetin dhe patologji të tjera që lidhen me metabolizmin.

Nutrigjenetika përbën mjë guidë midis zgjedhjeve ushqimore që na informon mbi rëndësinë e ushqyerjes dhe të metabolizmit:

• Rrit njohjen tonë se si mënyra e përditshme e ushqyerjes ndikon në organizëm;

• Shërben për formimin dhe menaxhimin e një regjimi ushqimor duke ruajtur një peshë trupore të stabilizuar;

• Parandalon zhvilllimin e patologjive të ndryshme në përputhje me predispozi – cionin gjenetik. Realizohet me një tampon të thjeshtë bukal (nga goja) me pështymë. Nutrigjenetika tek adultët është një panel gjenetik i ndërtuar nga 20 gjene. Me rezultatet e këtij testi shikohet predis – pozita për të pasur ose jo në të ardhmen sëmundje të tilla, si: diabet, hipertension, hiperkolesterolemia, celiaki, intolerancë gjenetike ndaj laktozës, sëmundje kardio – vaskulare, Alzheimer, depresion, etj. Gjithashtu në bazë të këtij rezultati harto – het një skemë nutricioni, duke përcaktuar një dietë personale për çdo individ.

Pra në bazë të këtij testi merren masa për një dietë të ekuilibruar me elementët vitaminikë, proteinikë, yndyrna dhe kar – bohidrate, sipas nevojave individuale dhe shmangien e faktorëve të riskut, që çojnë në zhvillimin e sëmundjeve të mësipërme. Njohuritë e konsumatorëve për lidh – jen mes ushqimit dhe shëndetit janë përmirësuar. Nga një këndvështrim paran – dalues, një fokus më i madh në ushqimin e personalizuar do të çojë në përfitime personale dhe shoqërore. Ushtrimet fizike dhe një dietë e personalizuar janë bërë një pjesë e rëndësishme në sigurimin e një cilësie të mirë jete për shumë njerëz. 

 

ADRESA: Rr. “Jordan Misja”, Pallati Panorama, Shkalla 2, Apartamenti 3, Tiranë Tel: 04 22 22 572 | +355 67 41 37 773 | fithealth.al | Klinika Fit Health [email protected] | www.fithealth.al

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.177, muaji Mars

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top