Lifestyle

October 13, 2016 | 13:57

Fituesi surprizë i çmimit Nobel për letërsinë, kantautori Bob Dylan

Kantautori merr çmimin Nobel me motivin “ka krijuar shprehje të reja poetike në kuadër të traditës së mrekullueshme të këngëve amerikane “

Bob Dylan është fituesi surprizë i çmimit Nobel për letërsinë në Stokholm. Duke folur me gazetarët pas shpalljes së çmimit, sekretarja e Akademisë Suedeze, Sara Danius, tha se shpresonte që Akademia nuk do të kritikohet për zgjedhjen e saj.

“Ai është një poet i madh në traditën anglisht-folëse. Ai është një model i mrekullueshëm, një model shumë origjinal. Ai mishëron traditën dhe për 54 vjet tani ai ka qenë në të, duke ndryshuar veten vazhdimisht, duke krijuar një identitet të ri.”

2

Danius tha se zgjedhja e Dylan mund të duket e habitshme “, por në qoftë se ju shikoni prapa, … zbuloni Homerin dhe Sappho. Ata shkruan tekste poetike që janë menduar të dëgjohen, shpesh bashkë me instrumente, dhe kjo është e njëjta gjë për Bob Dylan. Ne ende lexojmë Homerin dhe Sappho, dhe i gëzojmë ato. E njëjta gjë me Bob Dylan – ai mund të lexohet dhe duhet të lexohet. Ai është një poet i madh në traditën e madhe angleze.

Si një artist, ai është shumë i zhdërvjellët; ai ka qenë aktiv si piktor, aktor dhe skenarist. Dylan ka statusin e një ikone“, thuhet në njoftim.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top