FB

March 18, 2024 | 7:25

Fjalët dhe qëndrimi më i mirë për të komunikuar me fëmijët

Shpesh ndodh që, kur komunikoni, mesazhet nuk pranohen në përputhje me pritjet. Duket sikur lëvizni në dy botë të ndryshme. Çfarë duhet të bëni për t’u dëgjuar? Si mund ta bëj djalin tim më të bindur? Disa fjalë mund të jenë më efektive se të tjerat?

 

2

1 •Formuloni fjali pozitive për t’i treguar fëmijës se çfarë duhet të bëjë, dhe jo vetëm t’i thoni se çfarë nuk duhet të bëjë.

•Është shumë e rëndësishme që gjithmonë të lavdëroni përpjekjet dhe jo rezultatet. Në këtë mënyrë do të përforconi një sjellje të dëshiruar,  do të ndihmoni zhvillimin e vetëbesimit të fëmijës. 

•Për një fëmijë, mendimi i prindërve është shumë i rëndësishëm, duke përsëritur çdo ditë fraza pozitive dhe inkurajuese, vetëm do të krijoni një vetëimazh pozitiv dhe të mirë.

•Kur është e nevojshme, kritikoni sjelljen dhe jo identitetin e saj/e tij.

•Komunikoni me fëmijët me një gjuhë efektive. Shpjegoni se kur ai sillet në një mënyrë të caktuar, kjo ju krijon një shqetësim të caktuar. Pra bisedoni me qetësi dhe me një buzëqeshje siç ju dëshironi që ai/ajo të sillet. Përfundimisht shtoni një zgjidhje që është tërheqëse për të dyja palët. 

•Bisedoni, duke përdorur një ton të sigurt, të drejtpërdrejtë dhe të qetë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top