Lifestyle

July 27, 2018 | 9:30

Flokët 2018: Rikthimi i ondeve

Permanenti, trendi i flokëve të viteve ’80 është rikthyer sërish, por në një variant më të lehtë, më pak voluminoz dhe jashtëzakonisht në modë. Flokët permanent do të jenë një nga trendet e këtij viti, por stilistët sugjerojnë që të harroni vëllimet e ekzagjeruara dhe rricat “sustë”: efekti i kësaj tendence duhet të do të jetë shumë soft dhe i ngjashëm me valët e detit.

Permanenti sipas tendencave të fundit të flokëve

Harrojini vëllimet e ekzagjeruara, rricat e dendura, orët e gjata nën kaskën e parukës. Permanenti që do të jetë protagonist i vitit të ri është më soft, me onde të buta dhe stil inovativ, shumë larg nga flokët e fryrë që kanë shënjuar një epokë të tërë – atë të viteve ’80 – dhe që të gjithë i kujtojmë me njëfarë habie e humori.

Trendi i ri për flokët është ai i ondeve të buta, të ngjashme me valët e detit. Është një model që i ka joshur të gjitha femrat dhe efekti final është pa dyshim më delikat, me onde të bukura, vetëm në pjesën e poshtme të flokëve, jo duke filluar që nga rrënja.

A dëmtohen flokët me permanent?

Janë bërë hapa gjigantë në këtë drejtim, mbi 100 vjet më parë kur parukieri gjerman Karl Ludwig Nessler në 1906 bëri permanentin e parë. Sigurisht që dëmtimet që vijnë prej këtij trajtimi janë shumë herë më të paktë. Procedura ka mbetur pak a shumë e njëjtë dhe po ashtu edhe nevoja për të përdorur substanca kimike që dëmtojnë flokët, por dëmet janë shumë më të pakta për t’i pasur flokët me onde apo kaçurrela. Edhe produktet që përdoren kanë ndryshuar. Nuk i thajnë më flokët, nuk i dëmtojnë ato, por ruajnë agjentët që mbrojnë strukturën e flokut, si proteinat e mëndafshit, aloe vera dhe aminoacide që i japin flokut shkëlqim dhe elasticitet.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com