Lifestyle

July 13, 2016 | 6:46

Flokët & kuptimi psikologjik

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë kuptimi psikologjik ka të presësh shpesh flokët? Po të bëhesh nga brune në bionde? Apo t’u qëndroni besnikë flokëve të gjatë? Pas çdo ndryshimi ka një kuptim, ndaj lexoni më poshtë për të kuptuar më tepër…

Sa herë në jetë një grua ndryshon model flokësh? Varet, do të thoni ju. Varet nëse gruaja në fjalë bën pjesë në kategorinë e njerëzve “besnikë” ose në të kundërt, në kategorinë e njerëzve “transformues”. Të gjithë ne e dimë se kur ndryshojmë një model flokësh e bëjmë sepse kemi nevojën për të ndryshuar. Fjalët më të shpeshta që thotë dikush që sapo ka ndryshuar model flokësh janë: “Doja (ose dua) të ndryshoja diçka në jetën time, të ndryshoja diçka te vetja” dhe të gjithave na ka ndodhur ta themi këtë fjali. Në fushën e pikologjisë, prerja e flokëve apo ndryshimi i modelit mund të vijë si pasojë e një mërzitjeje shumë të madhe dhe për rrjedhojë një femër mund të vendosë t’i japë fund si me të kaluarën e jetës së saj, ashtu dhe me modelin e flokëve, që mund t’i kujtojë periudha apo ndodhi të dhimbshme. Pikërisht për këtë temë, profesori dhe docenti i Psikologjisë Klinike në Universitetin e Bolonjës, Roberto Pani, tregon se “në përvojën time si psikanalist ka mundur të vëzhgoj se emocionet që vijnë si nga gjendjet depresive, po ashtu edhe ato euforike dhe ekzaltuese, kanë shumë reagime të përbashkëta, siç mund të jetë prerja e flokëve apo ndryshimi i modelit të tyre. Shpesh femrat e përdorin modelin e flokëve si mburojë për të fshehur ndjenjat e tyre. Nevoja për të ndryshuar sa më shpesh vjen nga dëshira për të qenë e pavarur dhe për të tejkaluar ato ndodhi jo të mira që kanë gjeneruar  dhimbje. Gjithashtu mund të jetë edhe dëshirë për t’i dhënë fund një kapitulli që përfaqëson një fazë të jetës ku nuk është ndier mirë apo nuk dëshiron të bëjë më pjesë. Këto dëshira i vë në jetë pikërisht duke filluar nga prerja e flokëve, nga ndryshimi i modelit apo i ngjyrës së tyre.” Mund të duket banale si teori, por nuk është aspak. Më poshtë po ju japim me detaje kuptimin psikologjik për këtë tezë të mbështetur nga psikologu Pani:

• të presësh flokët do të thotë t’i japësh fund një marrëdhënieje apo një periudhe jo të bukur në jetën tënde

• të bësh flokët kaçurrela apo permanent do të thotë të duash të kesh gjallëri, jetë më të plotësuar nga ndjenjat, dhe gjithashtu shumë dashuri.

• të mbash flokët shumë të gjatë, do të thotë se je një njeri me personalitet të ëmbël, romantike dhe ëndërrimtare;

• të lyesh flokët në biondë do të thotë të fshehësh dëshirën për të qenë më joshëse dhe më e sofistikuar

• të lyesh flokët me ngjyrë të zezë apo të errët, do të thotë dëshirë për seksualitet, ke karakter instinktiv apo dëshirë për aktivitet fizik “Nga këndvështrimi psikologjik – vazhdon Pani, – koka për femrat ka një kuptim për ndryshim emotiv, që është jashtëzakonisht shumë i dukshëm”. Kështu, nëse tregojmë kujdes për ndryshimin e modelit të flokëve të mikeshave tona, do të kuptojmë se kanë hyrë në fazën e një ndryshimi psikologjik. Ky studim vlen, natyrisht, përtej tendencave të fundit të modës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top