Teste

July 13, 2016 | 6:51

TEST/ Çfarë fshihet pas modelit të fundit të flokëve?

Të presësh flokët, është gjithmonë për prakticitet apo pas këtij veprimi fshihet edhe një arsye psikologjike? Zbuloni se çfarë fshihet pas modelit të fundit të flokëve tuaj…

 

1. Cila është ngjyra e manikyrit që përdorni më shpesh?

A. Transparent

B. Varion nga e kuqja në vishnje të errët

C. E verdhë, blu, portokalli… varet nga gjendja ime shpirtërore

 

2. Zakonisht, ku i pritni flokët?

A. Te parukierja e mikeshës sime

B. Në një parukeri ku kisha kohë që doja të shkoja, por nuk doja të “tradhtoja” parukieren time

C. Atje ku shkoj gjithmonë

 

3. Kur keni kaluar një natë plot pasion për herë të fundit?

A. Shaka e këndshme kjo

B. Pak kohë më parë, nuk them më shumë

C. I referoheni partnerit “zyrtar”

 

4. Sapo jeni ulur në kolltuk dhe i thoni vetes:

A. Do të doja një model të ri flokësh, por vetëm sa i shkurtova pak

B. Herës tjetër do t’i besoj shijes së parukieres për sa i përket prerjes, ngjyrës dhe tendencave të fundit të modës

C. Nuk do heq dorë asnjëherë nga modeli im i përhershëm

 

5. Flokët e shkurtra për ju janë:

A. Të domosdoshme

B. Një model që nuk mund ta bëj kurrë

C. Risi absolute: sapo i kam prerë

 

6. Të lyesh flokët, për ju do të thotë:

A. Të guxosh

B. Një gabim i pafalshëm

C. Një ëndërr që herët a vonë do kem guximin ta realizoj

 

7. Zgjidhni një nga erëzat e mëposhtme:

A. Kripë

B. Spec djegës

C. Trumzë Çfarë fshihet të flokëve?

 

Profilet

Më shumë A

Dy janë opsionet që shohim në profilin tuaj. Ose ndiheni e lumtur me jetën tuaj dhe nuk ndjeni nevojën për të ndryshuar asgjë në pamjen e jashtme, ose jeni dorëzuar dhe nuk keni më forcë dhe vullnet për të bërë ndryshime. Jeni besnike e modelit të flokëve dhe parukierja juaj është gjithmonë e njëjta.

Më shumë B

Një lidhje e re që po krijon, i dashur, punë e re apo ndonjë risi tjetër, ju bën të dëshironi të shkoni me patjetër te parukieri. Thellë brenda jush fshihet dëshira për gjallëri dhe për ndryshim thelbësor.

Më shumë C

Pas vizitës së fundit te parukierja jeni ndier e pakënaqur dhe e bezdisur. Do të donit të ndryshonit dhe të guxonit pak më shumë, por në fund i mbeteni gjithnjë besnike modelit tuaj. Jepini kurajë vetes dhe herës tjetër ndryshoni model. Keni për ta parë që do të ndiheni më mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top