Mirëqenie

March 21, 2020 | 15:58

Florentina Sadriu: Bashkë do t’ja dalim mbanë, pa panik por me kujdes të shtuar për ditë të bukura që po na presin

Përshëndetje miq të dashur të revistës Psikologjia, bashkëkombas shqiptarë. Tani ne të gjithë jemi në një  situatë jo të lehtë të përballjes me Koronavirus Covid 19.

Florentina Sadriu, sociologe

Florentina Sadriu, sociologe

Gjatë rrugëtimit tonë, si popull jemi përballur me shumë sfida, nga më të ndryshmet, siç janë kriza ekonomike, politike, viruse e deri tek luftërat e përgjakshme. Andaj në këtë gjendje në të cilën po gjendemi tani, duke u përballur me një luftë virale siç është CoVid 19 që ka kapluar tërë sipërfaqen e botës, na duhet vetëdijesim, ndërgjegjësim, unitet e humanizëm, qoftë edhe nga distanca, por me afrimitet shpirtëror e psikologjik. Jemi popull i dashur, popull human, popull inteligjent, popull me vlera të larta, por se në raste të caktuara, në vend që të vëmë në pah atributet dhe vlerat pozitive që kemi, bëjmë lapsuse duke treguar “trimëri” të panevojshme.

Secili duhet të niset nga pozita individuale, të reflektojmë pozitivisht e të jemi të kujdesshëm në familje dhe në rrethin shoqëror, duke respektuar rregullat e thjeshta për të mos arritur te situata më e komplikuar, që mund të na kushtojë me jetë.

Përderisa shprehim dashuri ndaj familjeve tona, shoqërisë e rrethit më gjerë, duhet që të mendojmë seriozisht të ruajmë shëndetin tonë dhe të tyre. 

Duhet t’u jemi mirënjohës mjekëve tanë, policisë, ushtrisë, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Jo vetëm duke iu drejtuar me falenderime në forma të ndryshme verbale apo tekstualisht, por duke respektuar me të gjitha format mbrojtjen ndaj virusit që tashmë ka kapluar botën. Këta mjekë, policë e ushtarë janë larg familjeve të tyre për t’u munduar të shpëtojnë familjarët e tjerë, a nuk është mëkat e papërgjegjshmëri të mos jemi edhe ne vetë të kujdesshëm. 

Durim për shëtitjet, durim për grupimet, durim për lëvizjet, sepse më mirë të durojmë pak e të shijojmë një të ardhme të bukur.

Bashkë do t’ja dalim mbanë.

Pa panik por me kujdes të shtuar për ditë të bukura që po na presin.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top