Editorial

March 21, 2020 | 16:26

Esmeralda Birçaj: Ndoshta, kemi lexuar më mirë këto ditë! 

 

Ajo që po jetojmë mund të jetë një bekim i fshehur. Asnjëherë më parë njerëzimi nuk ka pasur mundësinë të ndalojë galopimin e tij të plotë në të njëjtën kohë. Të bëjë një pushim të papritur – megjithëse të detyruar – nga shëtitja e tij në këtë planet. Të hedhi një hap prapa, të marri frymë thellë dhe të ndeshet me veten. Le të shohim gabimet tona, secili nga ne, individualisht. Sepse ajo që ne po përjetojmë janë gabimet tona që u kthyen  për të na ndjekur. Dhe kjo është koha të japim llogari. Është koha që të gjithë të kyçur në “qelinë” që e ndërtuan vetë do të përballet me të tijën. 

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Shumica do të ballafaqohet, ballë për ballë me vetminë. Do të kuptojnë se nuk mund të qëndrojnë dot vetëm sepse nuk kanë çfarë të thonë me veten. Ata kanë mësuar ta përcaktojnë ekzistencën e tyre përmes syve të të tjerëve. Përmes suksesit profesional, dashurive të mëdha, shpejtësive të larta, fotografive dhe pëlqimeve ‘like-ve’ të shumta. Dhe kur ato mungojnë, atëherë ata humbasin ekuilibrin e tyre. Kur sytë e atyre përreth nuk duken, atëherë ata humbasin vetveten. Por nuk janë arritjet tona që përcaktojnë ekzistencën tonë, por sendet tona…! 

Të tjerë do të detyrohen të përballen me marrëdhëniet që ata krijuan. Fëmijët, prindërit, partnerët. Të mbyllur në një shtëpi pa asnjë shpresë shpëtimi, nuk do të ketë rrugë tjetër përveç se të shikojnë njëri-tjetrin. Le të lahen këta njerëz të keqmësuar(të prishur’), të cilët u katandisën kështu dhe pastaj zbritën e sunduan botën në këtë gjendje. Ata, përfundimisht, përballen me një martesë që ka mbaruar dhe gjithçka është shtyrë për shkak të shpejtësisë së përshpejtuar. Për të provuar nëse ata me të vërtetë mund dhe mund të qëndrojnë me partnerin e tyre të ri…! 

Të tjerë do të përballen me frikën e vdekjes, të humbur pas stilolapsave, letrave higjenike, kartopecetave,  tonelatave spageti…

Dhe me këtë re të vdekjes mbi kokat tona, le të mendojmë se çfarë vlere kishte ajo që jetuam deri tani. Le të kujtojmë se çfarë bëmë disa javë më parë…, pse  ishim të zemëruar…., pse po ‘luftonim’ (mundoheshim)…, kështu që e gjithë kjo i’a vlen akoma edhe tani. 

Ndoshta erdhi koha për të ndryshuar. Ne nuk mund të ecim përpara si një specie me vlera unike të parasë dhe imazhit. Asnjë prej tyre nuk mund të na ndihmojë tani. Na e tregon jeta prej vitesh tani. Po na bërtet universi. Planeti po bërtet tek ne.

Planeti që shkatërruam çdo ditë, kur ngriheshim nga shtretërit tanë dhe ne kërcenim mbi shpinën e tij me krenarinë e specieve mbizotëruese.

Dhe akoma…., nuk jemi speciet mbizotëruese. Janë mikrobet…! Kjo është më e vogla nga të gjitha krijesat që do të mbijetojnë nga një fatkeqësi totale e mundshme. Jo ne! Dhe kjo tani po vjen që të na kërcënojë në një mënyrë kaq absolute, që të na kujtojë se sa të parëndësishëm jemi ne për këtë planet.

Të gjithe! 

Burra, gra, të vegjël, të mëdhenj, të pasur, të varfër, emigrantë, vendas, të krishterë, myslimanë…. Të gjithë!

Kushdo që na mungon, planeti do të vazhdojë të kthehet. Në të vërtetë, për sa kohë që ne sëmuremi planeti do të shërohet. Sa kohë që do qëndrojmë të mbyllur në shtëpitë tona, ajri dhe uji do të pastrojnë mbeturinat tona. Kafshët dhe zogjtë do të kthehen(lëvizin)lirshëm pa frikën tonë. Toka më në fund do të bëjë një pushim nga prezenca dhe lulëzimi ynë…

Dhe kjo le të na bëhet një mësim që do ta mbajmë mend kur të dalim përsëri. Të mos harrojmë se askush nga ne nuk është më i rëndësishëm në këtë tokë dhe se ajo do të vazhdojë të rrotullohet akoma edhe pa ne. Dhe nëse nuk e kuptojmë vetë, atëherë mësimi ynë i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë…!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top