Lifestyle

June 17, 2020 | 8:14

Forma e gishtit të madh tregon shumë për personalitetin tuaj

Shumë pjesë të trupit tonë kanë aftësinë të zbulojnë aspekte të fshehura, të personalitetit tonë, madje edhe forma e gishtit të madh.  Kjo pjesë e trupit është në gjendje të thotë shumë gjëra për ne, bazuar në madhësinë dhe fleksibilitetin e tij.

  1. Gishti i madh i ngurtë

Nëse gishti i madh është i ngurtë, d.m.th., ai nuk ka lakim, kjo tregon që personaliteti juaj është shumë mbizotërues. Kurdo që të bëni një zgjedhje, mendoni me kujdes për të gjitha të mirat dhe të këqijat. Ju jeni njerëz kokëfortë, ju pëlqen të komandoni dhe të keni kontroll mbi ata që keni përreth. Ju dëshironi të arrini me çdo kusht qëllimet tuaja, por nuk jeni të gatshëm t’i ndryshoni ato. Ju jeni të drejtpërdrejtë dhe keni besim të madh në veten tuaj, kështu që njerëzit ndjehen të sigurt me ju dhe ju japin besim të plotë: jeni të besueshëm dhe të sinqertë.

  1. Gishti i madh fleksibël

Nëse gishti i madh ka aftësinë të lakohet, kjo do të thotë që ju jeni shumë fleksibël: përshtateni lehtësisht me situatat që përballeni dhe keni mundësinë të ndryshoni mendim, sipas nevojave tuaja. Këto karakteristika ju lejojnë të arrini qëllimet tuaja me besim dhe qetësi.

  1. Pjesa e sipërme është më e madhe.

Nëse gjysma e sipërme e gishtit të madh është më e madhja, nuk kënaqeni lehtë, aq më pak nëse gjërat janë të parëndësishme. Ëndrrat dhe ambiciet tuaja janë të larta, por edhe nëse arrini majën, gjithmonë mbeteni pa krenari.

  1. Pjesa e poshtme e gishtit është më e madhe

Nëse, nga ana tjetër, gjysma e poshtme e gishtit të madh është më e madhja, ju keni një personalitet shumë të qetë, me vetëkontroll të madh. Nëse bëni një premtim, gjithmonë e respektoni atë. Ju jeni të thjeshtë dhe gjeni bukuri tek gjithçka në jetë: kjo ju bën vërtet të veçantë. Ju jeni të sjellshëm dhe të dashur, e doni familjen dhe miqtë tuaj dhe kurrë nuk e humbni mundësinë për të qenë me ta, qoftë dhe vetëm për një orë.

  1. Pjesët e gishtit kanë të njëjtën madhësi.

Nëse gjysmat tuaja janë identike, dashuroni ekuilibrin dhe e kërkoni atë në çdo gjë të jetës tuaj. Harmonia, si fizike ashtu edhe shpirtërore, dhe qetësia janë shumë të rëndësishme për ju. Asnjëherë nuk bini poshtë dhe gjithmonë përpiqeni të përballeni në një mënyrë pozitive me përvojat e jetës, madje edhe ato negative.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top