Mirëqenie

June 17, 2020 | 8:16

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën e një femre

Kur bëhet fjalë për shëndetin, dieta ushqimore ka një rol kryesor. Për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të jetuar një jetë më të gjatë, është thelbësore të keni kujdes në ato që konsumoni çdo ditë. Çdo individ duhet të hajë ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese. Sidoqoftë, nevojat dietike të meshkujve dhe femrave nuk janë të njëjta.

Burrat dhe gratë kanë norma metabolike, funksione riprodhuese të ndryshme. Meshkujt kanë më shumë masë muskulore dhe shkallë të lartë metabolike në krahasim me femrat. Prandaj ata duhet të konsumojnë më shumë kalori. Ndërsa femrat kanë çdo muaj ciklet e tyre menstruale, lindin fëmijë dhe prandaj kanë nevojë për më shumë vitamina dhe minerale.

Ekspertët renditin 5 artikujt ushqimorë që një grua duhet të përfshijë çdo ditë në dietën e saj.

Peshk

Konsumimi i peshkut është mjaft i rëndësishëm, pasi janë një burim i pasur me hekur. Përveç kësaj, është i pasur me Omega-3, që zvogëlon rrezikun e problemeve të zemrës, hipertensionit, depresionit dhe dhimbjeve të nyjeve.

Qumësht dhe kos

Mungesa e kalciumit është një nga shqetësimet kryesore shëndetësore që prek gratë në të gjithë botën. Qumështi dhe kosi janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, i cili është i nevojshëm për shëndetin e kockave. Kosi është i mirë për shëndetin e zorrëve dhe tretjen e duhur të ushqimit. Ato gjithashtu përmbajnë kalium dhe magnez që janë të mira për presionin e gjakut.

Fara liri

Farërat e lirit janë një burim i mirë i acideve yndyrore Omega-3, fibrave, proteinave, magnezit, kalciumit. Konsumimi i rregullt i këtyre farave mund të ndihmojë në largimin e dhimbjeve gjatë menstruacioneve. Gjithashtu mund të zvogëlojnë nivelin e triglicerideve në gjak, duke ulur në këtë mënyrë rrezikun e një sulmi në zemër.

Fasule

Fasulet janë një burim i mirë i proteinave dhe fibrave. Konsumimi i tyre parandalon prekjen nga kanceri i gjirit dhe nga sëmundjet e  tjera të zemrës. Përfshirja e fasuleve në dietën tuaj mund të ndihmojë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.

Domate

Domatet përmbajnë likopen, një karotenoid i cili i jep frutave ngjyrën e tij të kuqe. Hulumtimet sugjerojnë që likopeni ju mbron nga kanceri i gjirit dhe mund të jetë i dobishëm për shëndetin e përgjithshëm. Domatet janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë, që luftojnë dëmtimin e qelizave dhe zvogëlojnë shanset për t’u prekur nga sulmet në zemër.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top