Këshilla & Arsye

February 3, 2018 | 13:30

Frika nga ushqimi

Në Romën e lashtë njerëzit, të mbledhur në gosti që zgjatnin pafund, hanin e pinin shumë. Pastaj provokonin vjelljen, në mënyrë që të vazhdonin të konsumonin ushqimet e tjera të gostive, të cilat zgjatnin jo vetëm gjithë natën, por me ditë e net të njëpasnjëshme. Megjithatë, kjo nuk kishte lidhje me buliminë, sëmundje e cila në vitet tetëqind filloi të evidentohej në formën e saj nervoze, e shoqëruar shpesh me një anoreksi mendore.


Bulimia

Një tjetër sëmundje e lidhur me ushqimin është bulimia (fjalë për fjalë “uri prej bualli”. Në dukje ngjan se është e kundërta e anoreksisë, por në të vërtetë ka analogji mes të dyjave. Bulimia konsiston në një nevojë të pakontrollueshme për sasi të mëdha ushqimi, të cilat pasi merren, tentohet të neutralizohen për të ndaluar marrjen e peshës. Ngrënia e sasive të mëdha të ushqimit shkakton te gratë e reja ndjenjën e fajit, ndaj dhe ato provokojnë vullnetarisht të vjellat për të nxjerrë gjithë ç’kanë ngrënë.

Në Romën e lashtë praktikohej kjo. Romakët, të mbledhur në gosti që zgjatnin pafund, hanin e pinin shumë. Pastaj provokonin vjelljen, në mënyrë që të vazhdonin të konsumonin ushqimet e tjera të gostive, të cilat zgjatnin jo vetëm gjithë natën, por me ditë e net të njëpasnjëshme. Megjithatë, kjo nuk kishte lidhje me buliminë, sëmundje e cila në vitet tetëqind filloi të evidentohej në formën e saj nervoze, e shoqëruar shpesh me një anoreksi mendore.

Në ndryshim nga anoreksia, ajo mund të kalojë pa u vënë re, duke qenë se nuk ndikon në pamjen e jashtme të personit: nuk ka ndryshime të peshës, sepse sasia e nevojshme e ushqimit asimilohet nga organizmi. Ledi Diana, gruaja e pafat e Çarlit të Anglisë, kishte deklaruar se vuante nga bulimia, një neurozë që e shoqëronte qysh nga adoleshenca, por që iu rëndua për shkak të martesës së vështirë.

Faktorët që e favorizojnë buliminë janë të njëjtë me ato të anoreksisë: shqetësimi për mbipeshën, i shoqëruar nga një perceptim i keq për pamjen fizike. Në të dyja patologjitë ka edhe shqetësime të natyrës psikike, të shoqëruara nga ndryshime metabolike dhe hormonale.

Ka njerëz që vuajnë njëkohësisht nga anoreksia dhe bulimia. Bulimia shfaqet rreth moshës 18-19 vjeç. Në raport me anoreksikët, bulimikët janë më të paktë në numër.

Patologji të reja të ushqimit

Së fundmi është zbuluar se sjellje të reja ndaj ushqimit janë shndërruar në patologji:

“Binge eating”, është të hash sa të plasësh pa e nxjerrë më pas ushqimin. Kurse “Night eating” konsiston në zbrazjen e frigoriferit natën. Nga shqetësimi i parë vuajnë 30% e grave që i drejtohen dietologut.

Një shqetësim tjetër në lidhje me ushqimin, që ka goditur borgjezinë e vendeve industriale, ka të bëjë me idengulitjen për t’u ushqyer me ushqime të mirëfillta. Biologjikisht të pastra, pa konservantë ose të “painfektuar”. Është quajtur “Ortoreksia nervoze” dhe është zhvilluar në fillim në Amerikë, për t’u përhapur më pas në Evropë për shkak të psikozës së lopës së çmendur.

Të gjithë e dinë se të hash shëndetshëm të bën mirë, por kur kërkimi i ushqimeve organike dhe tërësisht bio kthehet në idengulitje, atëherë nuk ka të bëjë me një shqetësim të thjeshtë, të lidhur me higjienën e ushqimit, por me një sëmundje të vërtetë. Ortoreksikët janë tejet të shqetësuar për cilësinë e ushqimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top