Këshilla & Arsye

February 3, 2018 | 14:00

Si të zgjidhni problemet në çift

Keqkuptimet dhe debatet janë e do të jenë gjithmonë pjesë e jetës, por nëse grumbullohen mund të shndërrohen në një minë me sahat për çiftin.

Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për ndryshimet e karakterit, për ndjeshmërinë, për nevojat personale të partnerit. Për të ruajtur harmoninë e çiftit natyrisht përpjekja për të mirëkuptuar partnerin duhet të jetë reciproke.


Një ushtrim i përditshëm për të jetuar sa më mirë marrëdhënien në dy mund të jetë:

• Pranoni ndryshimet reciproke, duke u munduar t’i kuptoni dhe vlerësoni ato.

• Flisni për nevojat tuaja, kuptojini dhe respektojini pa ushtruar trysni.

• Mundohuni të vini veten në vend të partnerit e t’i shihni gjërat nën këndvështrimin e tij.

• Respektoni hapësirën e partnerit. Edhe ai duhet të bëjë të njëjtën gjë.

• Mësoni të kërkoni falje e të bëni hapin e parë, atëherë kur është e nevojshme.

Dëgjimi, komunikimi, mirëkuptimi mund të ‘mësohen’ dhe në këtë mënyrë dallimet mes jush mund të shndërrohen në pasuri, partnerët mund të ndihen të plotësuar dhe të ndihen mirë së bashku edhe pse janë të ndryshëm e kanë kundërshti.

Kur çifti e ka të pamundur të komunikojë me qetësi e pa u konfliktuar, atëherë të dy partnerët mund t’i drejtohen një profesionisti, që mund t’u ‘mësojë sekretet’ e një jete në harmoni e të kënaqshme.
Psikologjia ndihmon për të qartësuar gjërat brenda vetes, për të kthjelltësuar nevojat, për të lexuar sjelljen e partnerit në mënyrë më të qartë, për të kuptuar se cilat janë shkaqet e një krize, për të zgjidhur konfliktet ose për të rindezur flakën e pasionit, që në jetën e përditshme mund të shuhet.

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top