FB

February 23, 2022 | 8:25

Frustracioni, “ligji” që i mëson fëmijës se jeta nuk është “fushë me lule”

Jeta e çdo njërit nga ne, është e përbërë nga frustracione e kënaqësi, të cilat variojnë sipas moshës dhe mjedisit ku jetojmë. Ky “ligj” vlen edhe për fëmijët. Edhe ata ashtu si të rriturit kanë shpërthime inati apo zemërimi për shkak të frustracioneve të ndryshme, që përjetojnë.

Nga Lira Gjika

Të rriturit, shpesh shpërthimet e inatit të fëmijëve nuk arrijnë t’i menaxhojnë. E megjithatë sipas specialistëve, një dozë shpërthimi inati për fëmijën nuk është e dëmshme. Janë pikërisht frustracionet, që i mësojnë fëmijës, se jeta nuk është “fushë me lule”.

Gjithashtu specialistët tërheqin vëmendjen që të rriturit të kenë kujdes sjelljet e tyre, pasi fëmija, gjithmonë, tenton të imitojë të rriturit në gjithçka, pra edhe në inat e zemërim, duke përshtatur sjelljet e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top