Mirëqenie

March 4, 2017 | 11:45

Fruta me fuqi antioksiduese

Antioksidues janë lëndët të cilat ngadalësojnë dhe ndalojnë oksidimin, i cili njihet si procesi i degradimit që ndodh në trupin tonë. Me pak fjalë, antioksiduesit na mbrojnë nga efektet negative të nivelit të lartë të toksinave. Ndaj sa më shumë ushqime të pasura me vlera antioksiduese të konsumojmë, aq më shumë mbrojmë çdo qelizë të trupit nga plakja.

lots of fresh and ripe fruits on white background with copy space

Shega: është shumë e pasur me acid folik, vitaminë A, E dhe C, hekur, kalium dhe mjaft fibra. Një shegë plotëson deri në 40% nevojat tona ditore në vitaminë C dhe 25% në acid folik. Është e pasur në tre tipe antioksiduesish, taninën, antiokianinën dhe acid elagik. Mendohet se fuqia antioksiduese është 2-3 herë më e lartë nga vera e kuqe dhe e çajit jeshil. Gjithashtu parandalon oksidimin e LDL, kolesterolit (kolesteroli i keq) duke parandaluar arterosklerozën.

Portokalli: shumë i njohur për vitaminën C, gjithashtu është i pasur me fibra dhe betakaroten. Portokalli ndihmon në përthithjen e hekurit. Parandalon arterosklerozën duke ulur nivelin e kolesterolit dhe përforcon imunitetin tonë ndaj virozave. Është i pasur në kalium që ndihmon personat me hipertension.

Kivi: ka nivel të lartë të vitaminës C. Përmban gjithashtu mjaft fibra të cilat ndihmojnë personat me konstipacion, si dhe ka efekte parandaluese nga tumori i kolonit, pasi fuqia antioksiduese, vetitë kundër mikrobeve dhe fibrat e pasura ndikojnë në detoksifikimin e kolonit. Një kivi rreth 70gr. ose 2 të vogla plotëson 100% nevojat ditore në vitaminë C.

Mandarina: është e pasur në vitaminë C edhe pse jo sa portokalli. Përmban betakaroten dhe vitaminë A. Mandarina ndihmon në uljen e tensionit dhe të stresit. Lëkura e mandarinës është shumë e pasur me antioksidues ndaj dhe rekomandohet të përdoret në çaj, e thatë ose e njomë.

Molla: përmban vitaminë A dhe C, por ajo që e bën të veçantë është fuqia antioksiduese pasi ndihmon në uljen e kolesterolit. Ka veti qetësuese, ul temperaturën, ndihmon konstipacionin, tretjen si dhe ndikon në normalizimin e sheqerit në gjak. Është fryt shumë i domosdoshëm për personat me diabet, probleme kardiovaskulare, me konstipacion. Gjatë virozave të stinës apo nëse jemi duke ndjekur një diete, gjithmonë të kombinuar me një ushqim tjetër molla
jep vetitë e saj pozitive.

Banane: fryt i pasur në karbohidrate dhe shumë e përshtatshme për personat që merren me sport

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top