Luleshtrydhet kryesojnë sërish listën e prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, e cila përpilohet çdo vit nga Grupi i Punës për Mjedisin (EWG).
Shkencëtarët thonë se këtë vit kanë zbuluar se më shumë se 98% të mostrave të luleshtrydheve, së bashku me spinaqin, nektarinën, qershitë dhe mollës kanë në përmbajtje të paktën 1 pesticid. Një mostër e vetme e luleshtrydheve ka 20 lloje të ndryshme pesticidesh.
Këtë vit, lista “Dirty Dozen” përfshin sërish të njëjtat 12 fruta dhe perime si lista e vitit të kaluar, me vetëm disa ndryshime në renditje.
Ja lista “Dirty Dozen” 2018 për prodhimet bimore me më shumë pesticide:
Luleshtrydhet
Spinaqi
Nektarina
Molla
Rrushi
Pjeshka
Qershitë
Dardha
Domatet
Selinoja
Patatet
Specat
Ndërsa 15 produktet me më pak pesticide janë:
Avokado
Misri
Ananasi
Lakra
Qepa
Bizelet e ngrira
Papaja
Shpargu
Mango
Panxharu
Pjepri
Kivi
Pjepri melandë
Lulelakra
Brokoli
Kjo listë është përpiluar në bazë të testimeve laboratorike të kryera nga FDA dhe Departamenti Amerikan i Programit për Testimin e Pesticideve. Në studim janë përfshirë rreth 39 mijë mostra. Testimet kanë zbuluar 230 pesticide të ndryshme të gjendura tek produktet.
Burimi / https://shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.