Ftoi është një lloj peme, Cydonia, që vjen nga nën familja Maloideae e familjes Rosaceae. Emri latin rrjedh nga qyteti i dikurshëm Kydonia, sot Chania në ishullin e Kretës.
Ftoi është një pemë e vogël, gjetherënëse, rreth 5-8 m e lartë dhe 4-6 m e gjerë, dhe ka një fryt me ngjyrë të verdhë. Farat janë të zeza, përmbajnë pak glikozide dhe vajra. Fryti përmban shumë vitaminë C, kalium, natrium, zink, hekur, bakër, mangan, fluor, tanin, acide organike, pektinë etj.
Vetitë kuruese
Farat e thara, gjethet dhe tuli i ftoit përdoren për qëllime mjekësore. Farat kanë shijen e lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Ftoi përdoret për prodhimin e reçelit, pijeve aromatike dhe për komposto. Ftoi ka ndikim qetësues në sistemin e tretjes. Çaji nga farat e ftoit përdoret si qetësues, kundër pagjumësisë dhe kundër erës së keqe tw gojws. Lëvozhga e ftoit përdoret si mjet kundër kapsllëkut. Ftoi është i ushqyeshëm. Ai përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janë të pasura me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim. Përdoren kundër diarresë, dizenterisë (mahisje e zorrëve, e cila shkakton dhimbje e heqje të shpeshta barku) dhe të vjellave. Gjithashtu, ky frut ka gjetur përdorim si tonifikues i organeve gjinore femërore dhe forcon gjinjtë. Ai është qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës. Përdorim të mirë kanë gjetur për forcimin e organizmit të pleqve, si dhe të atyre që janë dobësuar pas kalimit të ndonjë sëmundje. Vlimi i gjetheve të ftoit përdoret për të larë sytë kur vuani nga sëmundje të syve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.