Marrëdhënie

October 12, 2020 | 8:25

Fundjava me familjen, një melodi e bukur që na jep çlodhje dhe qetësi për ditët në vazhdim

 

Është vendi ku kthehemi dhe gjejmë gjithmonë e dashuri. Është ajo strehë e sigurt ku mund të gjejmë qetësi, mbrojtje dhe siguri, është vetëm familja.

“Nëse do të ndryshosh botën shko në shtëpinë tënde dhe duaj familjen”, këshillonte Nënë Tereza.

Blerina Hima Mërtiri Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

Blerina Hima Mërtiri
Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

A janë fundjavat me familjen ato që na çlodhin dhe na japin energji për ditët në vazhdim? Kohë me shi apo me diell, asnjëherë nuk ka rëndësi, mjafton që fundjava t’i kushtohet familjes.

Nuk ka familje të përsosur. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore të papërsosura. Edhe ne bëjmë gabimet tona. Imazhi i familjes së përsosur mbetet vetëm një ideal. Në kohët që po kalojmë më bazike është të kalojmë sa më shumë kohë me familjen, për të njohur vlerat e saj dhe të gjithsecilit.

Koha cilësore e kaluar së bashku si familje do të forcojë marrëdhëniet e një familjeje.

Një komunikim i hapur midis secilit individ është thelbësore në një familje të lumtur, por mund të jetë shumë e vështirë për ta bërë.

Shkëmbime historish ose ngjarjesh sado të vogla, por që na bëjnë të dëgjojmë dhe kuptojmë njëri-tjetrin.

Drekojmë dhe darkojmë së bashku, është thelbësore. Në familjet e lumtura, familja vendoset para miqve. Miqësia është e rëndësishme, por e varur nga familja.

Inkurajojmë harmoninë midis  motrave dhe vëllezërve. Qëndrimi së bashku na bën që ta kuptojmë vërtetë dashurinë dhe rëndësinë e tyre.

Familja, ai vend ku pas lodhjes së një dite mund të buzëqeshim përsëri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top