Aktualitet

May 29, 2022 | 8:50

Fundpranvere e trishtë, shuhet në moshën 57-vjeçare Enea Zheku, aktori që interpretoi Tomkën, Çomen, Zigurin, Lelon…

Nga Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve

 

Sot në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën aktori shumë i dashur për të rinjtë, Enea Zheku. Ai do të bëhej i njohur në rolin e tij si ‘Tomka’, te filmi i regjizores Xhanfize Keko, ‘Tomka dhe shokët e tij’, të Çomes, tek “Një jetë më shumë”, të Zigurit tek filmi “Njeriu me top”, të Lelos tek “Lulëkuqet mbi mure” dhe së fundi të Pilos, tek filmi “Millenium”.
img-20220529-wa0000
Sa e trishtë është kjo ikja jote prej turravrapi në këtë fundpranvere o Artist i lindur, ENEA ZHEKU…! E luajte edhe dramën e ikjes pa kthim, njësoj si tek personazhet e roleve në filmat e tu aq të mrekullueshëm, kaq mbresëlënës, të cilat do të mbeten përgjithmonë të gjalla në kujtesën e publikut, të paharruara për të gjitha brezat.
Ti ike duke bashkëudhëtuar në heshtje për vite me radhë, në një betejë me dhimbjen që të shkaktonte sëmundja tekanjoze e kapricioze, por asnjëherë dhe në asnjë çast nuk e lëshove veten, sepse jetove si qëndrestar stoik në përballje me atë flamë që pak nga pak kafshonte pjesë nga trupi yt vital…!
Shpesh i padrejtë dhe i pamëshirë tregohet fati me Njeriun, por ti i shpërfille të dyja këto, sepse dite të ishe sfidant hokatar dhe jetove si një artist i pazakontë deri sa dhe frymën e fundit… Por, e trishtë gjithsesi mbetet kjo ikja jote për të gjithë të afërmit, miqtë dhe adhuruesit e tu që i kishe pafund, kudo nëpër Shqipëri….
Lamtumirë Enea…. Pusho në Paqen tënde qetësinë e merituar…! R.I.P

img-20220529-wa0001

img-20220529-wa0002

img-20220529-wa0003

img-20220529-wa0004

img-20220529-wa0007

img-20220529-wa0005

img-20220529-wa0006

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top