Mirëqenie

February 12, 2018 | 12:03

Fuqia e ushqimeve vjollcë!

Ngjyra vjollcë në fruta dhe perime, shpesh është një shenjë e ushqyesve të quajtur anthocyanins.

Ashtu si phytonutrients, trupi juaj nuk ka nevojë për ata për të punuar, por ata ndihmojnë për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi që mund të çojë në sëmundje. Dhe kjo qëndron në krye të çdo përfitimi tjetër shëndetësor që mund të merrni nga konsumimi i këtyre ushqimeve.

Kumbulla

Ky është fruti i parë që njerëzve ju vjen në mendje, kur bëhet fjalë pë ushqime vjollcë (purpurta). Sa më shumë ngjyrë të ketë në fruta aq më shumë anthocyanins përmban. Përdorimi i frutave të pjekur ka më tepër vlera ushqyese.

Manaferra

Edhe pse anthocyanins janë të lidhura me ngjyrën vjollcë, pigmentet mund të shkojnë nga e kuqja në blu. Luleshtrydhet, boronicat, rrushi i zi dhe manaferrat të gjithë janë të ngjashëm. Sipas studimeve te të rriturit dhe fëmijët që përdornin boronica, ato rrisnin fuqinë e trurit dhe humorin tuaj. Shkencëtarët mendojnë se anthocyanins ndihmojnë qelizat e trurit tuaj të flasin me njëri-tjetrin

Patatet

Provoni ato me lëkurë dhe mish të purpurt. Përveç anthocyanins, ato kanë 2-3 herë më shumë antioksidantë se një patate e bardhë, janë të mbushur me kalium, magnez, vitaminë C dhe fibra.

Qershitë

Anthocyanins që u japin atyre ngjyrën e tyre të errët mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe mban enët e gjakut të shëndetshëm. Ata gjithashtu duket se ndihmojnë në problemet e osteoarthritis, gjithashtu vlerat ushqyese të qershisë ndihmojnë në parandalimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Rrushi

Anthocyanins e rrushit ndryshon nga e kuqja në të zezë. Lëngu i rrushit është i pasur me resveratrol, i cili njihet si pjesë e një grupi ushqyes që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi.

Lulelakra

Gjeni i vetëm që na e bën të dallueshme një lulelakër që ka më shumë anthocyanins në indet e saj, është ai i cili e ka kthyer këtë perime të bardhë, ngjyrë vjollcë. Ajo është e pasur me fitonutrientë, vitaminë C dhe minerale.

Karota vjollcë

Këto karota gjenden sit e fermerët ashtu dhe në restorant. Mundohuni t’i konsumomi të pjekur, turshi ose të zier. Ju do të merrni anthocyanins e tyre shtesë, si dhe beta carotene dhe karotenoidet e tjera që gjenden në karota portokalli, të cilat  ndihmojnë në përmirësimin e sistemit tuaj imunitar.

Lakër e kuqe

Mund të jetë më e lehtë për trupin tuaj të përdorë anthocyanins e saj, qoftë kur e gatuani apo e bëni turshi. Ju do të merrni prej saj probiotikë natyrorë , të cilat do ndihmojnë që trupi juaj të luftojë mikrobet, të absorbojë lëndë ushqyese, të tretet ushqimi, madje të kontrollojë ankthin.

Panxhari

Ngjyra e tyre vjen nga antioksidantë të ndryshëm të quajtur betalains. Për të përfituar vlerat e tij këshillohet që të konsumet i përgatitur në avull.  Panxhari do të shtojë ëmbëlsi dhe një ngjyrë të bukur të kuqe të purpurt në smoothies tuaj. Këto ushqime janë të mira për zemrën, trurin dhe sheqerin në gjak.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.webmd.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top