FB

April 8, 2021 | 8:45

Gabimet që çiftet bëjnë në martesën e tyre

Keni shpenzuar muaj duke planifikuar këtë ditë të veçantë dhe dëshironi që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte. Ndërsa ka disa gjëra që thjesht nuk mund t’i kontrolloni, ka mjaft të tjera që mund t’i shmangni lehtësisht në ditën tuaj të madhe. Këtu janë tetë gjërat e gabuara që një çift bën në ditën e tyre të martesës, kështu që sigurohuni t’i shmangni ato.

  1. Mos pasja e një plani B kur festa organizohet jashtë

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për çiftet që e organizojnë martesën në natyrë, thotë Maya Devassy Tarach. “Një nga gabimet më të mëdha që do të ndikojë tek mysafirët tuaj është të mos keni një plan B në rast se bie shi ose është ftohtë. Në të njëjtën linjë, një çift që insiston ta bëjë dasmën e tij jashtë edhe në mot të keq, sepse kjo është ajo që ata gjithmonë dëshironin, krijon një përvojë negative për mysafirët. Askujt nuk i pëlqen të ulet në shi ose të ftohtë, në këtë mënyrë disa të ftuar mund të përfundojnë, duke mos marr pjesë. Është e rëndësishme që çiftet të kenë një plan B dhe ta përdorin atë, nëse moti nuk bashkëpunon.

  1. Mos dëgjimi i organizatorëve

“Ju zgjodhët atë luleshitës për një arsye. Ju zgjodhët atë fotograf për një arsye. Nëse u besoni atyre që keni punësuar për të drejtuar ditën tuaj të madhe, atëherë besoni në këshillat dhe udhëzimet që ata japin”, thotë Michelle E. Fernie-Oley. “Kjo nuk është dasma e tyre e parë dhe ju duhet t’i lejoni profesionistët të bëjnë punën e tyre”.

  1. Harresa për të ngrënë

Çiftet e kalojnë gjithë kohën duke planifikuar menunë dhe ndërkohë harrojnë të hanë gjatë pritjes.

  1. Zgjedhja e dekorimeve të gjata

Sigurohuni që të mos vendosni dekorime shumë të mëdha që të ftuarit të mos mund të shohin njëri-tjetrin ose të kamuflojnë nusen dhe dhëndrin, thotë Bobby Becker of dBb Group.

  1. Ofrimi i shumë koktejeve para dasmës

Ju nuk duhet të shërbeni shumë alkool para ceremonisë, në mënyrë që të mos rrezikoni të keni mysafirë të dehur, thotë Becker.

  1. Zgjedhja e muzikës së gabuar

Mos harroni, ju nuk jeni në klub, thotë Tommy Waters. “Nuk mund të theksoj se sa e rëndësishme mund të jetë zgjedhja e muzikës së duhur. Disa kërcime gjatë pritjes është një mënyrë e shkëlqyeshme për të thyer atë pengesë të padukshme midis të ftuarve tuaj dhe vallëzimit. Por duke e ndjekur atë me këngën tuaj të preferuar, pa kontrolluar versionin ose tekstin, mund të prishë atmosferën. Unë ju garantoj se jo të gjithë mysafirëve tuaj do t’i pëlqejnë të gjitha këngët. Të gjithë kanë shije të ndryshme. Të gjithë do kenë një kujtim që do ta reflektojnë pas ditës suaj të madhe”.

  1. Vendosja e mysafirëve më të vjetër pranë muzikës

Duke folur për muzikë, Becker sugjeron që të mos ulni mysafirët tuaj më të vjetër pranë pistës së vallëzimit. Ata zakonisht nuk e pëlqejnë zhurmën e fortë dhe nuk kërcejnë aq shumë sa të ftuarit e rinj.

  1. Nuk arrini të argëtoni mysafirët

Dasmat duhet të jenë një përvojë që të ftuarit nuk duhet ta harrojnë kurrë, thotë Megan Velez i Destination Weddings Travel Group. “Shumë çifte e arrijnë këtë duke prenotuar argëtime të veçanta, si grupe mariachi në Meksikë ose valltarë luau në Hawaii.”

 

 

Burimi / https://www.shefinds.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top