Këshilla & Arsye

September 10, 2018 | 12:59

Gabimet që duhen shmangur pas ngrënies…

A e dini se vajtja në shtrat menjëherë pas darkës apo drekës është një zakon shumë i dëmshëm? Besojeni apo jo, përveç këtij zakoni, ka edhe gjëra të tjera që ju duhet të shmangni pas drekës ose darkës.

Pini cigare

Disa studime kanë treguar se pirja e duhanit menjëherë pas një vakti është e barabartë me pirjen e 10 cigareve në të njëjtën kohë. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ky zakon i tmerrshëm rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të zorrëve dhe të mushkërive.

Hani fruta

Gjithmonë duhet të hani fruta para një vakti, jo pas, pasi frutat kërkojnë enzima të ndryshme për tretje. Për më tepër, sheqernat në fruta kanë nevojë për më shumë kohë për t’u përthithur plotësisht. Mënyra më e mirë për të përfituar nga ushqyesit, fibrat dhe sheqernat nga frutat është kur stomaku juaj është i zbrazët. Kur i hani ato pas një vakti, rreziku i urthit është më i lartë.

Gjumi

Duke shkuar në shtrat menjëherë pas ngrënies mund të shkaktojë siklet, fryrje dhe një ndjesi djegieje në stomak. Sipas një studimi, njerëzit që nuk kishin shkuar në shtrat menjëherë pas një vakti, kishin më pak shanse për një goditje kardiake.

Dushi

Në qoftë se ju bëni dush pas një vakti, ju rrisni qarkullimin e gjakut në këmbë dhe duar dhe kjo zvogëlon qarkullimin e gjakut në stomak. Për fat të keq, kjo dobëson sistemin tuaj të tretjes dhe mund të shkaktojë dhimbje stomaku.

Çaji

Pirja e çajit pas darkës mund të pengojë përthithjen e hekurit. Mungesa e hekurit shkakton anemi të manifestuar përmes lëkurës së zbehtë, dhimbjes së gjoksit, oreksit të dobët, këmbëve dhe duart e ftohta, dobësisë dhe marramendjes.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top