Studim

September 10, 2018 | 12:50

Burrat i stresojnë gratë dy herë më shumë se fëmijët

Në një sondazh të kryer nga Today, i cili intervistoi më shumë se 7,000 nëna në Shtetet e Bashkuara, u zbulua se mesatarisht, shumica e nënave vlerësonin nivelin e tyre të stresit në 8.5 nga 10. Sipas të njëjtit studim, pothuajse gjysma e nënave (46 %) zbuluan se burrat e tyre u shkaktonin më shumë stres se sa fëmijët e tyre!

Studimi gjeti se shumica e nënave stresoheshin dhe irritoheshin kur nuk kishin kohë të mjaftueshme për të kryer të gjitha detyrat që duhet të bënin.

Përveç kësaj, 75% e pjesëmarrëseve thanë se kishin kryer vetëm shumicën e detyrave familjare. Së fundmi, hulumtuesit në sondazhin Today zbuluan se 1 në 5 nëna pohuan se një burim kryesor i stresit të përditshëm ishte mungesa e ndihmës nga burri i tyre.

Sipas Universitetit të Padovës, këto nivele të stresit aktualisht luajnë një rol të rëndësishëm në jetën në çift, si dhe në shëndetin dhe jetëgjatësinë. Këta studiues zbuluan se në rast të vdekjes së gruas, shëndeti i burrit tenton të përkeqësohet, ndërsa kur një grua humbet burrin, ajo tenton të bëhet më e shëndetshme dhe tregon një përmirësim në përballimin e stresit dhe depresionit. Studiuesit në Universitetin e Padovës nuk kanë gjetur një faktor vendimtar përse ndodh kjo, por ata supozojnë se kjo ndodh për shkak se partnerët meshkuj priren të mbështeten më shumë tek partnerët e tyre femra sesa anasjelltas.

Një artikull i shkruar nga Living Healthy Holistic ka zbuluar disa sugjerime që mund t’i bëjnë partnerët më të afërt. Nëse të dy bashkëshortët punojnë me orar të plotë, duhet të sigurohen se ekziston një listë e përgjegjësive që duhet të respektohen.

Duke ndarë detyrat dhe përgjegjësitë në shtëpinë tuaj, mund të lehtësoni shumë stres. Për shembull, burrat mund të luajnë me fëmijët e tyre, të kujdesen për faturat, të shkojnë te mjeku, etj., ndërsa gratë mund të kujdesen për gjërat që duhet të bëjnë në shtëpi, si dhe gatimin. Në mënyrë që familja të ketë një bazë solide, është e nevojshme që të ketë një lidhje të fortë midis partnerëve.

Burrat i stresojnë gratë.

Gratë dhe nënat presin që të marrin mbështetje nga partneri për t’u kujdesur për familjen e tyre, por zakonisht gratë janë të vetmet që kanë këto përgjegjësi.

Nëse vini re se ju dhe burri juaj nuk keni ndarje të përgjegjësive, është koha për të folur për këtë! Mundohuni të bëni një listë të të gjitha gjërave të vogla që duhet të bëhen çdo javë dhe të përpiqeni t’i bëni ato më të drejta.

Gratë priren të mos i besojnë plotësisht bashkëshortit të tyre.

Ka gjithmonë dy anë të monedhës. Mund të jetë e lehtë të fajësosh bashkëshortin se nuk është shumë i pranishëm në punët e shtëpisë, por ndonjëherë, nëse kjo nuk ndodh, kjo është për shkak se gratë nuk i besojnë plotësisht partnerit pavarësisht se dëshirojnë të jenë babai dhe burri më i mirë! Për të zgjidhur problemin, përpiquni të besoni më shumë te partneri juaj dhe të përpiqeni ta bëni atë të bëjë detyrat që janë të tijat. Rezistojini tundimit për të bërë gjithçka!

Vendosni pak shkëndijë në marrëdhënien tuaj.

Kur bëheni prind, ju u jepni përparësi fëmijëve tuaj dhe është e drejtë, por mos harroni se para se të jeni prind ju jeni bashkëshortë. Ushqyerja me dashuri e një marrëdhënie do të sigurojë që të keni një ekuilibër në familje.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / news.fidelityhouse.eu

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top