Nuk është gjithmonë shumë e thjeshtë që të mbash një lidhje të shëndetshme pasi çdo çift ka problemet e veta. Por nëse doni të rezistoni sa më gjatë me njëri-tjetrin, mundohuni ti shmangni sa më shumë këto defekte:
- Mos përballja me problemet apo me debatet tuaja.
Sa më shumë t’i shmangni, aq më shumë do të rriten.
- Përdorimi i fjalëve të rënda.
Nuk thonë kot që fjala vret. Në rastin konkret një fjalë e rëndë mund të shkaktojë edhe ndarje.
- Mos pretendoni të jeni dikush që nuk jeni.
Në të kundërt partneri do të dojë personin që ju po i tregoni dhe jo ju.
- Mos-suporti.
Duke mos suportuar personin që keni në krahë kjo tregon se i jepni prioritet vetëm vetes tuaj dhe aktiviteteve të tua personale.
- Mos kompromisi.
Duke i marrë vendimet vetëm njëri nga ju pa marrë një opinion të personit tjetër, kjo tregon që lidhja juaj është e njëanshme.
- Egoizëm dhe gjykues.
Shmangini këto sjellje pasi tregojnë që mendoni vetëm për veten dhe se jeni më i/e mirë se personi karshi jush.
- Humbja e fokusit.
Vini si prioritet lidhjen tuaj. Mos u shpërqendroni nga njerëz të tjerë.
- Kërkesa për të ndryshuar.
Mos i kërkoni asnjëherë të ndryshojë. Ju e keni pranuar atë që në fillim ashtu si është. Mos ndryshoni mendje tani.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.