Marrëdhënie

July 18, 2018 | 9:20

Gabimet që duhet të shmangni për të patur një lidhje të shëndetshme

Nuk është gjithmonë shumë e thjeshtë që të mbash një lidhje të shëndetshme pasi çdo çift ka problemet e veta.  Por nëse doni të rezistoni sa më gjatë me njëri-tjetrin, mundohuni ti shmangni sa më shumë këto defekte:

  • Mos përballja me problemet apo me debatet tuaja.

Sa më shumë t’i shmangni, aq më shumë do të rriten.

  • Përdorimi i fjalëve të rënda.

Nuk thonë kot që fjala vret. Në rastin konkret një fjalë e rëndë mund të shkaktojë edhe ndarje.

  • Mos pretendoni të jeni dikush që nuk jeni.

Në të kundërt partneri do të dojë personin që ju po i tregoni dhe jo ju.

  • Mos-suporti.

Duke mos suportuar personin që keni në krahë kjo tregon se i jepni prioritet vetëm vetes tuaj dhe aktiviteteve të tua personale.

  • Mos kompromisi.

Duke i marrë vendimet vetëm njëri nga ju pa marrë një opinion të personit tjetër, kjo tregon që lidhja juaj është e njëanshme.

  • Egoizëm dhe gjykues.

Shmangini këto sjellje pasi tregojnë që mendoni vetëm për veten dhe se jeni më i/e mirë se personi karshi jush.

  • Humbja e fokusit.

Vini si prioritet lidhjen tuaj. Mos u shpërqendroni nga njerëz të tjerë.

  • Kërkesa për të ndryshuar.

Mos i kërkoni asnjëherë të ndryshojë. Ju e keni pranuar atë që në fillim ashtu si është. Mos ndryshoni mendje tani.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top