Lifestyle

August 17, 2018 | 14:00

Gabimet që ju dëmtojnë flokët, ndërkohë që flini

Kur shkojmë në shtrat, disa zakone të këqija mund të dëmtojnë flokët. Sinjalet e alarmit? Një kokë e shpupuritur kur zgjoheni dhe flokët e tepërt në jastëk.

Shkoni në shtrat me flokët e kapur bisht

Nëse jeni një fanse e bishtit edhe kur flini, është shumë e mundshme që kur të zgjoheni do të gjeni shumë qime në jastëk. Kjo sepse bishti mund të shkaktojë tërheqje dhe të tërheqë flokët nga rrënja, sidomos kur ktheheni gjatë gjumit. Bërja e tij në vazhdimësi mund të jetë vërtetë dëmtuese.

Ndërsa Mara Weinstein Velez, dermatologe në Grupin e Dermatologjisë Schweiger në Nju Jork, shpjegon për Parandalimin: “Nëse ekzagjeroni duke fjetur me flokë të lidhur fort, rreziku është që të zhvillohet alopecia tërheqëse dhe flokët të bëhen më të shkurtër dhe më të hollë përgjatë vijës së përparme”. Asnjë panik, sepse dermatologia paralajmëron se e gjithë kjo ndodh pas disa viteve që i kemi mbajtur flokët bisht.

Shkoni në shtrat me flokë të lagur

Ndonjëherë ndiheni shumë të lodhur pas një dite të gjatë në punë sa që nuk dëshironi as të thani flokët pas dushit. Por, pushimi në çarçafë me flokë të lagur nuk është i mirë për flokët, sepse flokët e lagësht janë më të brishtë se ato të thatë. “Çdo fije floku është e përbërë nga zinxhirë të mbajtur së bashku me lidhje kimike dhe disa prej këtyre lidhjeve mund të prishen përkohësisht nga uji, ngrohja ose lagështia dhe e gjithë kjo i bën flokët më të brishtë”, shpjegon dermatologia Velez. Lajm i mirë është se, të paktën për shëndetin e flokëve, nuk është e nevojshme që flokët të thahen plotësisht: nëse jeni në nxitim, gjëja e rëndësishme është të thani rrënjët për të parandaluar shkatërrimin e flokëve pranë kokës.

Flini me një jastëk pambuku

Për ata me flokë të shkëlqyeshëm ose të brishtë është më mirë të shmangni jastëkët me pambuk të papërpunuar, sepse mund të shkaktojnë shpupuritje dhe nyje në flokë. Është më mirë të zgjidhni satenin ose mëndafshin, të cilat shkaktojnë më pak fërkime dhe trauma në flokë, me rezultatin që në mëngjes ju do të shmangni shpenzimet e orëve për të zgjidhur flokët.

Nuk përfitoni nga trajtimet e flokëve gjatë natës

Nata është një kohë e mirë për trajtime. Për ata që kanë flokë të thatë ose të brishtë përdorimi i një maske hidratuese për flokët gjatë natës mund të rezultojë të jetë një ilaç për të shtuar lagështinë e nevojshme. Për ata që kanë flokë normal duhet të përqendrohen në boshtin e flokëve, jo në rrënjë.

Së fundi, ata me flokë shumë të thatë duhet ta zgjasin trajtimin në të gjithë kokën. Është praktikë e mirë për të fjetur me një kapak dushi në kokë për të inkurajuar depërtimin e produktit, duke iu shmangur përhapjes mbi të gjithë jastëkun.

I krihni flokët para se të shkoni në shtrat

Krehja e flokëve krijon stres të panevojshëm në flokët tuaj dhe nuk është gjithmonë e nevojshme që ta bëni këtë gjë para se të shkoni në shtrat. Sidoqoftë, është më mirë të përdorni një krehër të gjerë që nuk do t’i tërheqë shumë flokët tuaj.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top