Studim

August 17, 2018 | 14:08

Studim / Ndikimi robotik, fëmijët grupi më i rrezikuar

“Robotët së shpejti do të jenë në shtëpi, në vendin e punës, pra rreth nesh.” Kështu shprehet profesori i robotikës, Tony Belpaeme, i cili tha pas një studimi se njerëzit shpesh ndjekin mendimet e të tjerëve dhe se është vështirë të rezistosh duke marrë parasysh mendimet e tyre.

Lidhur me pyetjen se sa njerëzit do të ishin dakord me robotët, sipas studimit rezulton se të rriturit nuk kanë të njëjtin mendim me atë që robotët thonë ndërsa nga ana tjetër rezultoi që fëmijët mund të kenë më shumë lidhje me robotët.

Kështu, fëmijët u dhanë gjithnjë e më shumë ndaj presionit social të ushtruar nga një grup robotësh, ndryshe nga të rriturit. Studiuesit shtuan se duhen zhvilluar diskutime të mëtejshme rreth masave mbrojtëse për të minimizuar rrezikun ndaj fëmijëve gjatë ndërveprimit social të fëmijëve dhe robotëve.

Prof. Noel Sharkey, i cili kryeson Fondacionin për Robotikë të Përgjegjshme, tha që ky studim shton shqetësimet rreth përdorimit të robotëve më fëmijët.

“Nëse robotët mund t’i bindin fëmijët (por jo të rriturit) se informacioni i rremë është i vërtetë, implikimi për shfrytëzimin e planifikuar komercial të robotëve për fëmijën dhe mësimdhënien është problematik”.

Po ashtu, shtoi se një komponent i munguar nga studimet po teston fëmijët me një zë nga një kompjuter, që mund të themi nëse efekti ka të bëjë me robotët ose vetëm me zërat që luhen përmes tyre.

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top