FB

October 16, 2021 | 8:20

Geni’s Events, dasma e ëndrrave tuaja si në përrallë

Një ambient përrallor krijon me të vërtetë një atmosferë të shkëlqyer festive, për të ndarë mes të afërmish emocionet e një date të shënuar në jetë. Që nga arredimi, aksesorët e deri te dekori i personalizuar, janë gjithçka vihet në funksion të komoditetit dhe sharmit që i nevojitet një feste të rëndësishme, kurorëzim martese, fejese, përvjetorë ditëlindjeje e shumëçka gëzon jetët tona.

Geni’s Event Wedding ka menduar me mjeshtëri funksionalitetin në një vile trekatëshe për evente të ndryshme, duke u dhënë mundësi çifteve të reja më së shumti të kurorëzojnë lidhjen e tyre. Një ambient me kapacitet 300 vende, ku në katin e parë bëhet mikpritja e të ftuarve, në katin e dytë mbahet koktejli mes familjarëve, miqve dhe shoqërisë, ndërsa në katin e tretë ndodhet restoranti, i arreduar me bardhësinë përrallore, gërshetuar me arkitekturën klasike të shandanëve, mermerëve, tryezave të drunjta dhe karrigeve si poltronë, të veshura me lëkurë të bardhë. Ky ambient i fisshëm i lë hapësirë të ftuarve specialë të mbrëmjes, çiftit, i vendosur në krye të sallës.

Geni’s Event Wedding është kompani e themeluar prej një viti për të realizuar festime elegante për çifte që duan një martesë frymëzuese pa stresin e organizimit të saj. Ajo fokusohet ekskluzivisht tek dasmat, duke siguruar si ekspertë të fushës, festime unike të udhëhequra nga dizajni.

BESOJENI DASMËN TUAJ NË DUAR TË SIGURTA, DHE GJITHÇKA DO TË JETË E PËRSOSUR QË NGA KONCEPTIMI, NË DETAJE DHE DERI NË PËRFUNDIM.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top