Këshilla & Arsye

October 4, 2016 | 12:15

Gënjeshtarë “me arsye”

Profesor Shalvi nga Universiteti i Amsterdamit ka bërë një eksperiment me 70 persona të moshës madhore. Studiuesit i udhëzuan ata të hidhnin në tokë një vidë për tri herë me radhë, por do të bazoheshin vetëm në rezultatin e hedhjes së parë. Sa më shumë pikë të merrnin nga hedhja e vidës, aq më shumë të ardhura do të fitonin.

Gjysmës së pjesëmarrësve iu kërkua të përgjigjeshin brenda 20 sekondave për rezultatin e marrë, ndërsa gjysmës tjetër nuk iu dha limit kohe. Në të dy grupet pati një numër të lartë gënjeshtrash, në kuptimin që pjesëmarrësit tregonin pikët më të larta që kishin marrë, edhe pse nuk ishte rezultati i hedhjes së parë, por të dytës apo të tretës. Në këtë kuptim, studiuesit kanë dalë në përfundimin se shpesh gënjehet për vetëjustifikim. Në pjesën e dytë të eksperimentit vullnetarëve iu kërkua ta hidhnin vetëm një herë vidën. Edhe në këtë rast pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Grupi i parë duhej të përgjigjej në një limit kohe të caktuar, ndërsa tjetri jo. Në këtë pjesë të eksperimentit vetëm grupi “nën presion” u tregua veçanërisht gënjeshtar, ndërsa grupi i dytë u soll në mënyrë më të ndershme.

Sipas profesor Shalvit, njerëzit fillimisht veprojnë të shtyrë nga instinkti, por nëse u lë kohë të mendohen pa qenë nën presion, sillen më ndershëm, sepse kanë kohë të mendojnë se cila është sjellja më korrekte që ata duhet të bëjnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top