Këshilla & Arsye

October 5, 2016 | 7:27

3 zakone për të filluar punën

E filloni ditën me një plan veprimi? Shumë njerëz e bëjnë: si me listë detyrash, qoftë dhe me postën elektronike. Çdo ditë ne nuk menaxhojmë vetëm kohën tonë, por edhe mbledhjet apo problemet në punë. E keni vënë re se si rritet apo bie produktiviteti si pasojë e stresit që mund të kaloni? Kjo është arsyeja se përse njerëzit caktojnë në kalendarin e tyre detyrat që duhet të kryejnë: është një mënyrë për të përcaktuar orët apo minutat që do t’u duhen për të përmbushur një detyrë apo projekt. Gjithsesi, ka njerëz që nuk e kanë mundësinë të ndajnë paraprakisht se çfarë detyrash duhet të bëjnë përgjatë një dite të tërë pune. Nëse ky është rasti juaj, më poshtë do të lexoni tri zakone për t’u shndërruar në superproduktiv në punë.

Shkoni më herët

Vajtja më herët në mbledhje, në takime apo në punë shërben pasi jeni të freskët dhe të çlodhur. Ndërsa kur jeni me vonesë, shpesh ndodh të stresoheni nga trafiku, nga vonesa të paparashikuara dhe të paplanifikuara. Ky zakon ju çon drejt suksesit: pasi keni një hapësirë të lirë kohe në rast se do të ndodhin vonesa të paparashikuara.

Merrni përsipër të bëni më pak detyra

Në pesë ditët e ardhshme, shkruani çfarëdolloj gjëje që keni premtuar të bëni dhe ato çfarë ju kanë premtuar të tjerët se do të bëjnë për ju. Sapo ta plotësoni këtë listë, përcaktoni përparësitë, detyrat më të rëndësishme bëjini të parat, kurse ato më pak të rëndësishme në fund. Kjo është një mënyrë për t’i menaxhuar sa më mirë të gjitha punët që keni marrë. Sa më shumë detyra të përfundoni, aq më e lehtë do të jetë të përfundoni projektet e tjera. Më pas, me shumë qetësi, zgjidhni më pak detyra, por më parë sigurohuni që të jenë ato më të rëndësishmet.

Kërkoni ndihmë

Sigurisht që në një moment të jetës është shumë e rëndësishme të arrini të punoni vetëm dhe në këtë mënyrë do të tregoni aftësinë dhe produktivitetin tuaj. Megjithatë, në një kohë kur teknologjia është shumë e rëndësishme, të njihesh me njerëz ekspertë dhe t’i kontaktosh është shumë me vlerë për të marrë ndihmën e duhur. Në shumicën e rasteve nga njerëzit ju ndan vetëm një e-mail apo telefonatë. Kërkojini ndihmë një eksperti, i cili do t’ju kursejë kohë dhe në këtë mënyrë do të zgjeroni njohjet tuaja. Në ditët në vijim mundohuni t’i zbatoni këto zakone të reja. Me shumë gjasa nuk do t’ia dilni t’i kryeni menjëherë, por duke u ushtruar ditë pas dite do të keni mundësi të përmirësoni produktivitetin tuaj në punë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top