Dëshmi

February 1, 2018 | 15:51

Gerta Heta përlotet në studio: Falënderoj Zotin për shëndetin e vajzës (VIDEO)

Moderatorja e njohur Gerta Heta është emocionuar sot në emisionin “Rreze Dielli” ndërsa foli për vajzën e saj të vogël Matea, e cila 2 vjet më parë fitoi betejën me jetën pas një lindje të parakohshme, ndërsa binjakja e saj nuk ia doli dot.

gerta-heta-660x330

“Vajza e vogël është mrekullia e Zotit. Ka jetuar 2 muaj në inkubator, por tashmë është njëlloj si fëmijët e tjerë. 2 muaj në inkubator, mund të kishte shumë pasoja. Natë për natë unë falënderoj Zotin për këtë mrekulli”, tha Heta duke shtuar se i është mirënjohëse edhe të gjithë atyre njerëzve që iu gjendën pranë në ato ditë të vështira të jetës së saj.

Gerta gjithashtu foli edhe për raportin mes motrave dhe xhelozinë e vajzës së madhe, Lunës pas ardhjes në jetë të Mateas. “Fillimisht Luna u bë e papërballueshme sepse i mungonte vëmendja. U bë tjetër person. Por tani e do shumë Matean dhe është bërë shumë tolerante. Tani është mësuar që ka 1 motër që edhe duhet ta tolerojë”, shtoi ajo.

E pyetur nga gazetarja nëse ka dëshirë që të ketë një fëmijë të tretë, moderatorja tha se as që e mendon një gjë të tillë pas vështirësive që pati 2 vjet më parë, megjithëse bashkëshorti i saj e dëshiron një djalë.

Burimi shqiptarja.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top