Mirëqenie

February 1, 2018 | 15:22

Udhëtimet, çfarë të vizitoni në shkurtin e 2018

Venecia Itali

venezia-1

Është një nga qytetet më të vizituara gjatë muajit shkurt. Karnavalet e Venecias, të cilat zhvillohen gjatë dy javëve të para të muajit, është një traditë historike që daton në shekullin e 12-të, duke sjellë së bashku vendasit dhe turistët e huaj për maskaradën e topave, vallëzimin në sheshin San Marco dhe kostumet e hallouinit.

Galle, Sri Lanka

galleSri Lanka ka përjetuar një bum të madh të turizmit vitet e fundit, duke u shndërruar në një destinacion për udhëtarët e luksit. Dhe qyteti që kryeson listën është Galle. Një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, karakterizuar nga klima e butë, historia e pasur, dhe për një nga hotelet më të mira të vendit Amangalla. Galle është vendi ideal, vetëm dy orë larg me makinë nga Colombo. Ky qytet i vjetër shquhet për traditën dhe suveniret përmes shitësve që janë gjithashtu mikpritës duke të të ofruar në shenjë mirëseardhjeje një filxhan çaj gjatë kohës që jeni duke parë.

Singapori

singapor-730x343

Megjithëse Singapori ka një reputacion të merituar sa i takon klimës së nxehtë, në muajin shkurt ka më shumë përparësi për ta vizituar pasi temperatura dhe lagështia është e favorshme. Ndërkaq ju nuk mund të humbisni ndërsa jeni në qytet, Kopshtin Botanik të Singaporit, restorantin me famë, Chomp Chomp Hawker, Galerinë Kombëtare me një koleksion të madh të artit modern të Azisë Juglindore, butikun fantastik të modës Edit Lifestyle. Natyrisht që nga Singapori nuk mund të largohesh pa marrë shijen e pijes kombëtare të vendit, të zbuluar në vitin 1915 në Raffles.

Park City, Utah

park-citySkiatorët duhet ta konsiderojnë këtë periudhë për të shkuar në Park City. Ish-qyteti i minierave të argjendta ka arritur të ruajë traditën e fshatit të skive, edhe pse tani mburret me vendpushimin më të madh të skive në vend. Një vend ideal për çifte, familje, grupe miqsh dhe madje jo skiatorë.

New Orleans, Louisiana

bourbon-street-new-orleansNew Orleans ka shumë atraksione turistike. Sipas udhëzimeve aktuale të udhëtimit, New Orleans është një nga dhjetë qytetet më të vizituara në Shtetet e Bashkuara. Nëse “Mardis Gras në New Orleans” është në listën tuaj të udhëtimeve, tani është koha për t’u hedhur atje.  Zona e New Orleans është shtëpia e festimeve të shumta vjetore. Më të njohura janë karnavalet ose Mardi Gras. Zyrtarisht fillojnë me Festën e Epifanisë, e njohur edhe si “Nata e Dymbëdhjetë”.

Naples, Florida

i_naples_flQyteti me diell dhe bregdet ka bërë zyrtarisht rikthimin e tij pas uraganit Irma. Tanimë është më mirë se kurrë. Në shkurt, zona do të luajë rolin kryesor në Festivalin e 39-të Kombëtar të Artit të Naples, i cili josh disa nga artistët më të mirë të vendit në Cambier Park, fundjavën e 24 dhe 25 shkurtit. Përtej artit, ka edhe një treg të mrekullueshëm, që nga Koleksionet Marissa në rrethin historik, si dhe Golf Club. Pa lënë mënjanë kulinarin me elegancë franceze.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Town and Country

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top