Lifestyle

July 25, 2018 | 11:25

Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo të dashuruar si një herë e një kohë, merr fund kriza

Pikërisht një vit pas shpalljes së ndarjes së tyre, Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo janë kthyer së bashku. Kjo është demonstruar nga fotot ekskluzive të botuara nga revista javore “Chi”. Këngëtari dhe e dashura e tij po pushojnë në vilën në Sardenjë dhe nuk humbasin asnjë mundësi për të treguar lumturinë e tyre të sapolindur.

Nga përkëdheljet në tarracën e shtëpisë, përqafimet në plazh e deri te garat në çift në anije, të gjitha dëshmojnë harmoninë e rigjetur të një prej çifteve më të njohura italiane.

Një rrugë, për të gjetur veten, e cila për Tatangelon dhe D’Alessio zgjati dymbëdhjetë muaj, përmes shumë ulje-ngritjeve, të cilën revista javore “Chi” e ka rindërtuar në çdo detaj. Nga kriza e përfolur dhe hamendësimet e shumta, në fund shfaqen fotot e tyre, të lumtur së bashku.

 

Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top