Mirëqenie

July 25, 2018 | 12:03

Ndikimi i ushqimit në kancerin e gjirit

Gratë që konsumojnë shumë fruta dhe perime në ditë janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të gjirit, sidomos tumoret agresive, krahasuar me ato që konsumojnë shumë pak fruta dhe perime. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga hulumtuesit shkencorë të Universitetit të Harvardit.

Gjatë studimit ata zbuluan se perimet e familjes së lakrës, si brokoli, dhe perimet ngjyrë të verdhë dhe portokalli, lidhen me një rrezik shumë më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Ky studim siguron një pamje më të plotë të rëndësisë së konsumimit të dozave të larta të frutave dhe perimeve për parandalimin e kancerit të gjirit”, thotë Maryam Farvid, hulumtuese shkencore tek Departamenti i Dietologjisë.

Studimi është publikuar tek Revista Ndërkombëtare e Kancerit.

Shkencëtarët analizuan pyetësorët e plotësuar çdo katër vjet nga pjesëmarrësit në studimin Nurses’ Health (88,301 gra, duke filluar nga viti 1980) dhe faza e dytë e këtij studimi (93,844, duke filluar nga viti 1991). Këta pyetësor lidheshin me mënyrën e ushqyerjes. Ndërsa të dhënat në lidhje me faktorë të tjerë me potencial rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit, si mosha, pesha, duhanpirja dhe historia familjare, u morën nga pyetësorë të tjerë 2-vjeçarë.

Pasi u analizuan të gjitha këto të dhëna, shkencëtarët zbuluan se gratë që konsumonin më shumë se 5.5 racione me fruta dhe perime çdo ditë ishin 11% më pak të rrezikuara që të zhvillonin kancer të gjirit, se ato që konsumonin 2.5 ose më pak racione.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top