Në fokus

December 3, 2020 | 10:25

Gjëja e gabuar që të gjithë e bëjnë me fëmijët

Një i porsalindur sjell gëzim me ardhjen e tij. Dhe kur ai vjen në shtëpi, është e vështirë të mos duash ta prekësh, puthësh apo përqafosh. Ajo aromë e  pastër dhe e thjeshtë, i tërheq me të vërtetë të gjithë. Dhe afeksioni që ndjen për një krijesë kaq të vogël është i pamatshëm. Por pediatri i Spitalit Santobono në Napoli, Vincenzo Tipo, tregon një gjë shumë të gabuar që të gjithë e bëjnë me fëmijët. Dhe, mbi të gjitha, mjeku përpiqet të paralajmërojë për rreziqet e disa qëndrimeve, veçanërisht në kohën e koronavirusit.

Ja çfarë nuk duhet të bëni kurrë me fëmijët

Dr. Tipo ishte shumë i qartë. Fëmijët nuk duhet të puthen kurrë. Sidomos në duar. Në fakt, kjo është mënyra më e thjeshtë për të transmetuar virusin tek ata. Në fakt, mjeku shpjegoi se është shumë e zakonshme t’i puthësh dhe  përkëdhelësh foshnjet. Megjithëse këto gjeste drejtohen nga afeksioni, në këtë moment ato duhet të shmangen. Pediatri shpjegoi se simptomat tek foshnjat janë kryesisht vështirësi në frymëmarrje, ethe, probleme me zorrët. Prandaj, nëse një fëmijë shfaq ndonjë nga këto probleme, do të ishte mirë t’i bëni një vizitë. Por, në mënyrë që të shmanget vënia e tij në rrezik, do të jetë e përshtatshme të mos e lini të qëndrojë shumë afër njerëzve që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi me të.

Ja se çfarë të bëni për të parandaluar që kjo të ndodhë

Së pari, shpjegon doktori, ju nuk duhet të vizitoni njerëzit që kanë një fëmijë në shtëpi. Kjo pasi, kur shkoni të përshëndeteni, do të jetë pothuajse e pashmangshme ta marrësh foshnjën, ta puthësh dhe ta përqafosh. Kjo gjë është shumë e gabuar dhe pa e kuptuar të gjithë e bëjnë me fëmijët. E gjithë kjo mund të paraqesë rrezik për të porsalindurin, sidomos në këtë periudhë pandemie. Prandaj, duhet të shmangni prekjen e foshnjës pa larë më parë duart, në mënyrë absolute nuk duhet puthur dhe gjithmonë duhet të vendosni maskë kur afroheni pranë foshnjës.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top