Marrëdhënie

February 15, 2018 | 13:53

Gjëja e thjeshtë që bëjmë unë dhe bashkëshorti im për të gjetur sërish njëri–tjetrin

Ndërkohë që isha shtatzënë, unë dhe bashkëshorti mendonim se si do të vazhdonim të ushqenim martesën kur të kishim fëmijë dhe të përkushtoheshin në rritjen e tyre.

Kishim dëgjuar shumë histori të çifteve që ishin bërë prindër dhe që nuk rrinin me njëri-tjetrin për muaj me radhë, por ne ishim të vendosur për të qenë ndryshe dhe vendosëm të praktikonim netët mujore. Vitin e parë çdo gjë shkoi mirë, por pavarësisht kësaj fillova të ndjehem pak larg prej tij.

Isha duke qëndruar në shtëpi me vajzën tonë dhe duke punuar me kohë të pjeshme. Kur bashkëshorti erdhi nga puna, darka ishte gati, fëmija ishte pastruar dhe ishte shtrirë për të fjetur dhe zakonisht në mbrëmje ne ishim shumë të lodhur për të bërë shumë më tepër se sa të rrinim në divan dhe të shihnim TV.

Pastaj një mik më tregoi për një gjë të thjeshtë që ajo dhe partneri i saj bëjnë një herë në javë dhe më ka inkurajuar ta provoj.

Ne filluam të praktikonim Wine Time një mbrëmje në javë. Jam goxha e sigurt se koha e verës është e rëndësishme për të përfituar ngaqë na bën të pimë alkool dhe për anën time emocionale po bënte mrekulli.

Çdo javë, i dërgoj atij një njoftim për mbrëmjen e një gote verë. Është e rëndësishme për martesën tonë dhe na ngarkon me përgjegjësi, prandaj nuk mund të përdorim arsyetimin se jemi shumë të lodhur.

Pasi fëmija shkon në shtrat, mbushim gotat me verë, mbajmë televizorin ndezur , ulemi në karrige të rehatshme përballë njëri-tjetrit dhe bisedojmë.

Kjo është. Ne bisedojmë.

Është koha jonë për të treguar gjërat që nuk kemi pasur kohë t’ia tregojmë njëri-tjetrit, të flasim për ditët apo qëllimet tona, si dhe për karrierën tonë.

Çfarëdo që flasim nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që pavarësisht gjithçkaje dhe lodhjes së javës di që kemi një natë të planifikuar për të dy.

Nuk është e thënë që ne të mos lëvizim, pasi duke qenë prindër mund të ndodhë që fëmija të zgjohet. Ne jemi fleksibël dhe të gatshëm për t’i ndryshuar gjërat por para së gjithash të dy e dimë rëndësinë e të qenit burri dhe gruaja.

Në fund të fundit, burri është ai që do të jetë për shumë kohë me mua, pasi fëmijët rriten, largohen dhe krijojnë familjet  e tyre.

Martesa është e vetmja gjë për të cilën duhet luftuar fortë. Shijoni  çdo minutë të saj.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://mom.me

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top