Mirëqenie

May 7, 2020 | 8:01

Gjenetë Ujkani: Nuk është turp të kërkosh ndihmë!

 

Të gjithë pa dallim po kalojmë një kohë të vështirë, ku liria jonë është e kufizuar nga ajo që kemi pas.

Gjenetë Ujkani, psikologe, Kosovë

Gjenetë Ujkani, psikologe, Kosovë

Ditët nuk janë njësoj si ato para pandemisë, ka ndryshuar edhe rutina që më herët e kemi pas, e disa po punojnë nga shtëpia e disa janë në vijën e parë të frontit, pra të gjithë po kontribuojmë në mënyra të ndryshme, ndërsa ti që po qëndron në shtëpi me të vërtet je shpëtimtar, mos e nënccmo kontributin që po bën duke qëndruar në shtëpi, ku kujdesesh për veten, për familjen tënde dhe për shoqërinë. 

Por do të kalojë, është e përkohshme, dhe prapë do t’i kthehemi rutinës tonë.

T’i shohim anën pozitive, kemi shumë kohë për të qëndruar me familjet tona, me fëmijët tanë, me të cilët kishim mungesë përkushtimi ndaj tyre. Tani kemi kohë të kujdesemi për veten. 

Të lexojmë, të meditojmë, të shohim ndonjë film, të bëjmë ushtrime të ndryshme, të flasim me antarët e familjes nëse ndjehemi jo mirë apo kemi monotoni apo ndonjë shqetësim tjetër, t’u kërkojmë ndihmë, se nuk është turp. Në të kundërtën është ndihma më e mirë që mundemi t’i bëjmë vetes. 

Ose mund të flasim me njerëzit që i besojmë, t’u tregojmë se unë nuk po mundem mirë, më ndihmo!

1

Në këto ditë, edhe psikologët po bëjnë punën e tyre. Ata po punojnë për ne që të na mbajnë dorën në këto kohë. Ata janë aty për ne, janë në gjendje të na ndëgjojnë, por edhe ta besojnë shqetësimin tonë, janē besnikë ndaj shqetësimit tonë.

Aty janë, po na presin. 

E di, ndihemi të paragjykuar, por shëndeti yt mendor është më i rëndësishëm se mendimet e të tjerëve se çfarë mendojnë për ne.

Ata po na presin për të nda ndihmuar në tejkalimin e shqetësimeve tona.

Mos hezito!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top