Këshilla & Arsye

May 22, 2018 | 9:00

Gjërat që askush nuk ua mëson për punën tuaj të parë

Pas diplomimit të gjithë shikojnë për pozicione të ndryshme pune si dhe aplikojnë në kompani nga më të ndryshmet. Por ajo që duhet të dini përpara se të filloni një punë, është se gjërat ndryshojnë nga teoria në praktikë. Më poshtë do të gjeni tre gjëra kryesore që askush nuk ja u tregon por i mësoni vetë me kalimin e kohës.

Shefi juaj nuk është domosdoshmërisht i mirë në punën e tij

Pavarësisht pozicionit në të cilin ndodheni apo kompanisë ën të cilën punoni gjithnjë do të haseni me persona që janë ato pozicione pune për një qëllim apo një tjetër. Jo të gjithë janë të aftë për punën që bëjnë si dhe jo të gjithë i meritojnë pozicionet që kanë. Mjafton që ju të

Burimet Njerëzore nuk punojnë për ju por për kompaninë

Një keqkuptim i zakonshëm mes punonjësve është se Burimet Njerëzore do të jenë në anën e tyre. Derisa departamentet e Burimeve Njerëzore mund të jenë me siguri të dobishme, ato nuk ekzistojnë për t’ju shërbyer; qëllimi kryesor i tyre është të mbrojë kompaninë. Për këtë arsye, punëtorët që i drejtohen Burimeve Njerëzore për t’u ankuar shpesh gjejnë rezultate frustruese.

Bëjeni veten tuaj të domosdoshëm

Nëse dëshironi të ecni përpara në karrierën tuaj, atëherë duhet të krijoni ndjesinë e domosdoshmërisë në punën tuaj. Ju duhet të tregoni aftësitë tuaja të gjithanshme dhe të jepni gjithnjë e më shumë arsye se përse ju takon ai pozicion pune. Tregoni se jeni të besueshëm dhe se jeni të disponueshëm edhe pas orarit zyrtar të punës. Ky është një plus i madh për punëdhënësin tuaj.

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top