Këshilla & Arsye

June 12, 2018 | 14:49

Gjërat që do të bëni ndryshe me fëmijën tuaj të dytë

Jeni në pritje të fëmijës suaj të dytë? Patjetër që edhe ky fëmijë do të marrë po aq dashuri sa fëmija i parë, por ama shumë gjëra këtë herë do të ndryshojnë.

Do të ndryshojnë shumë gjëra me rrobat

Me fëmijën tim të parë kisha koleksione pafund rrobash. Kisha përgatitur me detaje veshjen për shëtitjen e parë, për vizitën e parë në konsultore, kisha kombinuar detajet e veshjes së saj, mbaja detergjentë specifikë për larjen e rrobave, nëse vajza pështynte, do ta ndërroja me shpejtësi. Ndërsa me fëmijën e dytë, këto gjëra ndryshuan. Nuk shqetësohesha më kaq shumë dhe rrobat i laja njësoj si edhe të pjesës tjetër të familjes.

Nuk do të keni fobi nga mikrobet

Kur bëhesh nënë për herë të parë, papritur kupton se je e rrethuar nga shumë mikrobe dhe ke fobi se ato do të infektojnë fëmijën e pambrojtur. Ju do të fshini dhe dezinfektoni gjithçka që do të jetë në kontakt me të voglin tuaj, do të detyroni këdo të lajë duart përpara se të prekë fëmijën, do t’i kërkoni çdokujt të mbajë kollën, teshtimën në prani të fëmijës. Në fakt me fëmijën e dytë, këto gjëra ndryshojnë, ju do të “përqafoni” mikrobet dhe nuk do të dezinfektoni më gjithçka.

Standardet e shtëpisë suaj do të ndryshojnë

Kur lind fëmijën e parë, presioni për të pasur gjithçka në rregull është shumë i madh. Ju do të stërmundoheni për t’ia dalë që të keni një shtëpi të pastër, pa rrëmujë, gjithçka të jetë e larë dhe në vendin e vetë. Me fëmijën e dytë, do të shfrytëzoni çdo shans për t’u qetësuar e për t’u shplodhur,  jo për t’u marrë me shtëpinë.

Do të hiqni dorë nga dokumentimi i çdo gjëje

Me siguri ju keni pafundësisht albume me çdo moment të fëmijës së parë. Foto dhe video kur ka ecur, kur ka qeshur, kur ka qarë etj. Me siguri kjo nuk do të ndodhë me fëmijën e dytë.

Nuk do të jeni më hiperprotektivë

Shqetësimi për fëmijën e parë ka lidhje me gjithçka, nëse ka ngrënë, nëse ka fjetur, nëse u vra, nëse i pëlqeu një lojë, a u lëndua shumë etj. Të gjitha këto ndjenja zbuten me fëmijën e dytë. Me të besimi është më i lartë dhe shumë gjëra tashmë nuk ju frikësojnë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top