Këshilla & Arsye

February 17, 2018 | 12:06

Gjërat që duhet t’ia tregoni çdo ditë fëmijës tuaj

Një gjë është e sigurt: nuk ka “mënyra fikse” në edukimin e fëmijëve. Megjithatë, ka disa gjëra që duhet t’ia thoni fëmijës suaj, sa më shpesh të jetë e mundur. Këto janë gjëra të vogla, të cilat jo vetëm që do të krijojnë një lidhje më të ngushtë mes prindërve dhe fëmijëve, por do të jenë gjithashtu të rëndësishme për rritjen e vetëvlerësimit të fëmijëve. 

Kapaciteti i rezistencës

Fjala e parë e rëndësishme për fëmijën tuaj është “ok, provo përsëri”. Ajo synon t’i bëjë të qartë fëmijës, se pengesat janë një pjesë thelbësore e procesit të të pësuarit dhe se është e rëndësishme të rezistosh dhe të ecësh përpara. 

Mirënjohja

Të mësuarit herët për të falënderuar është thelbësore, sepse ajo formon qëndrimin tonë në drejtim të komunikimit afatgjatë. Pra, provoni sa më shumë që të jetë e mundur t’i thoni fëmijës tuaj “faleminderit për …”, dhe ai së shpejti do të fillojë ta bëjë këtë, duke treguar mirënjohje për të tjerët. 

Krenaria

“Unë jam aq krenar për ju”. Fëmijët tanë shpesh duhet t’i dëgjojnë këto fjalë. Kur jeni të lumtur dhe krenarë për atë që fëmijët tuaj kanë arritur, i bëni ata të kuptojnë sa më qartë që të jetë e mundur. Kjo do të ndihmojë për të rritur gjendjen e tyre të humorit dhe sigurinë e tyre në vetvete. 

Theksim

“Ju jeni të veçantë”. Kur fëmija të kuptoj se ato fjalë i përkasin atij, ai do të kuptojë se sa shumë do të thotë kjo për ju. 

Besimi

Kur fëmija përballet me një sfidë të re, gjithmonë theksoni se është në aftësinë e tij për të thënë “Unë e di që mund ta bëni”. Kjo do ta bëjë atë më të prirur të besojë në vetëvete. 

Rëndësia

“Jam shumë i lumtur që të kam”. Duke dëgjuar këto fjalë, zemra e fëmijës suaj do të mbushet me gëzim. E rëndësishme është që të theksoni gjithmonë se për ju ai është në qendër të jetës suaj. 

Mungesa

Pas një distance, kur e shihni përsëri  fëmijën tuaj, mos harroni të thoni “Më mungove”. Ai do të kuptojë se është në qendër të mendimeve tuaja.

Dashuria

Asnjëherë mos ndaloni së thëni “Ju dua” fëmijëve. Në çdo situatë dhe rrethanë, nuk ka kufizime për të shprehur të mirën.

Përpiquni t’i përsëritni shumë shpesh këto fjali për fëmijët dhe do të vini re një efekt pozitiv, i cili do të jetë evident për një kohë të gjatë.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.perdavvero.co

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top