Këshilla & Arsye

February 17, 2018 | 11:28

8 simptomat e mungesës së hekurit dhe si ta luftoni atë

Gjithnjë e më shpesh dëgjojmë për “mungesë hekuri” dhe për faktin se janë të shumtë ata që vuajnë prej saj. Mbi të gjitha, duket se përgjithësisht më të prekurat janë gratë, jo vetëm ato që janë shtatzënë, por të gjitha ato që janë në moshën e lindjes së një fëmije. 

Kjo është për shkak të humbjes së vazhdueshme të kripës, të shkaktuar, çdo muaj, nga menstruacionet. Meqenëse hekuri është një element jetësor për trupin tonë, por ky i fundit nuk mund ta prodhojë vetë atë, duhet të absorbohet përmes ushqimit, pastaj përmes shtesave të duhura. 

Sasia e hekurit që na nevojitet varet nga mosha dhe aktiviteti jonë i përditshme.

Simptomat e zakonshme të mungesës së hekurit dhe shkaqet e tyre: 

Dhimbje koke

Në përgjithësi dhimbja e kokës mund të jetë rezultat i shumë çrregullimeve, por në këtë rast ndodh për shkak të oksigjenimit të dobët. Kur kemi mangësi hekuri, prodhimi i hemoglobinës është i kufizuar. Dhimbjet e kokës janë një çrregullim i zakonshëm për shumë gra, gjatë menstruacioneve sepse humbja e gjakut shkakton një ulje konsekuente në nivelin e hekurit. 

Vështirësi në frymëmarrje

Edhe në këtë rast, arsyet e këtij çrregullimi fshihen pas furnizimit të ulët të trupit me oksigjen. Nëse nuk ka mjaftueshëm hekur, transportimi i oksigjenit në qeliza nuk mund të garantohet. Për këtë, truri dërgon oksigjen, në një masë të mjaftueshme, vetëm për pjesë të trupit që konsiderohen “të rëndësishme”. Si rezultat, nuk ka oksigjen të mjaftueshëm në mushkëri, madje edhe kur marrim frymë thellë. 

Thonjtë e dobët

Pse disa njerëzve iu thyhen thonjtë më shpejt se të tjerët? Arsyeja lidhet me praninë e vogël të hekurit në gjak. Kjo mangësi pengon rritjen e thonjve, kështu që përgjithësisht ata që vuajnë prej saj kanë thonjtë e duarve dhe këmbëve të dobët dhe të zbehtë. 

Lodhje fizike dhe psikofizike

Shumica e njerëzve që vuajnë nga mungesa e hekurit ankohen për lodhje të vazhdueshme edhe nëse nuk bëjnë punë të veçanta. Kjo simptomë është gjithashtu për shkak të nivelit të ulët të hemoglobinës në trup dhe shkaktohet nga niveli i ulët i oksigjenit. 

Zbehje

Jo vetëm nga thonjtë, por mungesa e hekurit mund të dallohet edhe nga ngjyra e lëkurës. Në të vërtetë, rrathët e errët janë sinjal i prodhimit të ulët të hemoglobinës. Kjo e fundit do ta bënte lëkurën tonë në ngjyrë rozë dhe të shëndetshme, por në mungesë të saj, lëkura tenton të bëhet e zbehtë. 

Rënia e flokëve

Ka disa arsye që justifikojnë rënien e flokëve, por nëse përjashtoni, për shembull, probleme me shtatzëninë ose tiroide, është e qartë se mund të jetë mungesa e hekurit. Kjo simptomë prek mbi të gjitha gratë që sapo kanë hyrë në menopauzë. Shkaku është prezenca e ulët e ferritinës në gjak, e cila ndihmon për të ruajtur hekurin në trup. 

Gjithmonë i ftohur

Me siguri keni takuar dikë që pretendon të jetë gjithmonë i ftohur. Ky fenomen ndodhë nëse visheni shumë hollë, por edhe nëse keni mungesë hekuri. Kjo për shkak se, ndër të tjera, qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për rregullimin e temperaturës dhe ngrohjes së trupit tonë. Në mungesë të hekurit, këto nuk funksionojnë siç duhet gjë që bën që  ju të keni të dridhura të shpeshta dhe të keni ftohtë edhe në mjedise  të ngrohta. 

Depresioni

Ndryshimet e humorit, çrregullimet e ankthit dhe humbja e oreksit janë vetëm disa faktorë që mund të ndodhin gjatë një gjendje depresive. Në të vërtetë, fëmijët që vuajnë nga mungesa e hekurit për një kohë të gjatë mund të vuajnë një çrregullim zhvillimor. 

Sa i përket ushqimit, disa ushqime janë veçanërisht të pasura me hekur: jo vetëm spinaq, por edhe mishi i viçit, fasulet dhe grejpfrut (portokall i kuq, qitro, lime). Mos harroni të përfshini agrume, speca dhe brokoli në dietën tuaj. Vitamina C, e përfshirë në këto ushqime, favorizon absorbimin e hekurit.  

Në këtë drejtim, do të ishte më mirë të shmangni çajin dhe kafen gjatë ngrënies, sepse taninet që përmbajnë këto substanca pengojnë thithjen e hekurit nga ushqimi. 

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.perdavvero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top