Këshilla & Arsye

September 24, 2018 | 15:03

Gjërat që i bëjnë fëmijët të ndihen të lumtur…

Jepu atyre sa më shumë kohë për të luajtur.

Gjëja më kryesore për jetën e një fëmije është të luajë, duke qenë në ndërveprim të vazhduar me bashkëmoshatarët e vet. Normalisht ai do të ketë detyra shtëpie, punë jashtëshkollore etj, por mos ia privo fëmijës tënd të drejtën për të luajtur. Peter Gray, një psikolog në Universitetin e Bostonit, ka thënë se fëmijët mësojnë më tepër duke ndërvepruar me fëmijët e tjerë, se sa me të rriturit.

Ata nuk duhet të dëgjojnë debate apo fjalë të rënda.

Gjatë fëmijërisë, truri i fëmijëve zhvillohet me ritme tepër të shpejta. Nëse ata shohin të rritur të debatojnë rëndë, apo ta ofendojnë njëri-tjetrin, fillojnë të ndihen të shqetësuar dhe të pasigurtë. Fëmijët nuk duhet të dëgjojnë biseda të tilla nga të rriturit, pasi nuk e kanë moshën e duhur. Rezervojani këtë aspekt negativ të jetës së të rriturve për një moshë më të madhe.

Mos i krahaso me të tjerët.

Në shoqërinë e sotme ka një presion tepër të lartë për të korrur sukses. Shpesh prindërit mendojnë se diçka e tillë i nxit fëmijët e tyre të punojnë më shumë, në mënyrë që t’ia kalojnë të tjerëve, me të cilët krahasohen. Jo, nuk funksionon kështu. Fëmijët zhvillojnëmë tepër pasiguri dhe besojnë më pak tek vetja e tyre, nëse ju i krahasoni ata me bashkëmoshatarët e tyre.

Mësoji ata të kuptojnë se mund të mësojnë edhe nga emocionet e tyre negative.

Normalisht, janë fëmijë dhe si të tillë, do të përjetojnë edhe ndjesi negative, si zhgënjimet, inatet, zilitë, frikërat etj. Këto janë aspekte negative, të cilat ndikojnë negativisht në jetën e fëmijës tënd, por është detyra e çdo prindi ta bëjë fëmijën e vet të kuptojë se ato ndjesi i kanë edhe të rriturit dhe duhet të mësojë se si të përfitojë më të mirën prej tyre.

Vlerësoji përpjekjet e tyre.

Janë ende të vegjël dhe nuk kanë arritur ende në atë stad që të kërkojnë maksimumin nga vetja, pasi çdo gjë duhet të përpiqen ta bëjnë perfekte. Ama, gjithë të rriturit përreth duhet t’i vlerësojnë, edhe nëse nuk bëjnë vepra perfekte, apo gjëra që neve si të rritur mund të mos na pëlqejnë tej mase. Fëmijët përpiqen të bëjnë maksimumin e tyre, ndaj duhet t’i vlerësojmë për këtë gjë.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top