Marrëdhënie

February 8, 2017 | 10:16

Gjërat që një femër e fortë kurrë nuk toleron në marrëdhënie

Në momentin që je përfshirë në një marrëdhënie me një femër të fortë dhe të pavarur, mendimi tjetër i juaji duhet të jetë sesi ta mbani atë pranë vetes. Nëse nuk e respektoni, ajo do ecë përpara pa e kthyer kokën nga e kaluara.

Prandaj nëse jeni i dashuruar me një grua të tillë, këto janë gjashtë nga gjërat që duhet të keni parasysh:

1

1. Mosrespektin

Mosrespekti është një kategori shumë e gjerë e sjelljes, që një grua e fortë nuk e toleron në marrëdhënie. Ajo e di vlerën e respektit dhe nuk toleron asnjë sjellje që nuk përputhet me parimet. Rregulli i artë është ta trajtoni atë siç do të donit t’ju trajtonte.

2. Të jeni dominues në marrëdhënie

Femrat e forta dinë si të marrin drejtimin. Nëse jeni në lidhje me një femër të fortë, shpesh ju duhet ta lejoni të zërë vendin e drejtuesit.

3. Nuk toleron pabarazinë

Ajo kërkon një marrëdhënie të barabartë, pavarësisht nga të ardhurat tuaja, arsimit, përkatësisë etnike, gjinisë, përkatësisë politike, statusit shoqëror. Ajo vlerëson respektin që i jepni.

4. Kapërcimin e kufijve

Në qoftë se një femër ju thotë ‘Jo!’ ose ‘Ruaju!” do të ishte më mirë të mos i kaloni kufijtë e saj personalë. Ato nuk pranojnë të shkelni mbi to. Një femër e fortë i di kufizimet personale, vlerat, moralin dhe besimet dhe e di se ku mund të thotë “Jo”. Mos i kaloni kufijtë e saj, sepse do të përballeni me zemërim.

5. Një qëndrim negativ ndaj sugjerimeve të saj

Gjithkush mund të ketë periudha ku i refuzohen idetë nga partneri. Megjithatë, një femër e fortë nuk lejon që dikush të ketë gjithmonë qëndrime negative në lidhje me sugjerimet e saj.

6. Nuk e mbështesni në ëndrrat e saj

Të mos gjesh mbështetje te partneri është e vështirë për të dyja gjinitë. Megjithatë, sipas studimeve femrat kanë nivele më të larta stresi, në qoftë se ato nuk kanë mbështetjen emocionale të partnerit të tyre.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top