Teste

February 8, 2017 | 10:14

TEST / A jeni mama posesive?

Zbuloni nëse jeni një mama shumë posesive me anë të këtij testi…

 mama

1. Fëmija yt kollitet dhe tërheq hundët:

a. E çoj menjëherë për ta vizituar

b. E mbaj nën kontroll

c. Do të jetë ftohur. E mbuloj mirë dhe pres që t’i kalojë vetë kjo gjendje

2. Je ndier ndonjëherë xheloze për marrëdhënien që ka me mësuesen?

a. Po, shumë

b. Ka ndodhur, por ishte një xhelozi jo e fortë

c. Jo, asnjëherë

3. Kur fëmija të rritet dëshiron që:

a. Të di gjithmonë se ku ndodhet dhe me kë

b. Të di se është mirë, kudo që të jetë

c. Të di se ku është, por pa u thelluar në detaje

4. Kur të fillojë të sjellë në shtëpi shoqet e para:

a. E di që tani se do të jem xheloze

b. Do të jetë më xheloz i ati

c. Do të jetë një gjë shumë e këndshme

5. Kur fëmija bën teka:

a. Mundohem ta injoroj

b. I flas me qetësi dhe mundohem të arsyetoj me të

c. Mundohem ta pushoj me një ëmbëlsirë apo një lojë të re

6. Mendon se gjyshërit, të afërmit e mësuesit mund të kujdesen për fëmijën tënd?

a. Po, ndihem e sigurt dhe besoj tek ata

b. Po, disa prej tyre patjetër

c. Asnjëherë, si mami është asnjë

7. Si e ke përjetuar shtatzëninë?

a. Me ankth e frikëra shumë të mëdha, për shkak të problemeve reale

b. Me ankth e frikëra, pavarësisht se çdo gjë shkoi mirë

c. Me kënaqësi të madhe dhe pak frikë nga çasti i lindjes

8. Djali yt të kërkon leje të shkojë me shokun dhe familjen e tij në një udhëtim:

a. Po, me kusht që të shkoj dhe unë!

b. Po, me kusht që të më informojë se ku do të shkojnë

c. Jo, është ende shumë i vogël për këto gjëra

9. Sipas teje, deri në çfarë moshe fëmijët duhet të jetojnë në shtëpi me prindërit?

a. 18 vjeç

b. 25 vjeç

c. Mbi 30 vjeç

10. Frikërat që lidhen me djalin, të ardhmen e tij dhe për çka mund t’i ndodhë janë:

a. Të shumta dhe e vras mendjen çdo ditë

b. Të forta, për të dua vetëm më të mirën

c. Normale, shqetësohem, por nuk e shkatërroj jetën time me frikëra që mund të jenë flluskë sapuni

Më shumë A  |  Mama posesive Të gjitha nënat ndiejnë pak frikë për fëmijët. Është një gjë e nevojshme dhe e domosdoshme për të kuptuar në kohë probleme të mundshme apo rreziqe. Por ta ekzagjeroni nuk është përgjigjja e duhur dhe rrezikon t’i transmetosh ankthet e tua edhe fëmijës dhe ta bësh të ndihet i mbytur, gjë që në të ardhmen mund t’ju krijojë ndarje dhe largësi shumë të madhe.

Më shumë B  |  Mama në ankth Si çdo nënë, shqetësohesh jashtëzakonisht shumë, nëse fëmijës tënd nuk i zbret temperatura, nëse ikën pa ty në një udhëtim apo nëse nuk të përgjigjet në telefon, por në përgjithësi je mjaftueshëm e ekuilibruar. Mund të ndodhë të ndiheni në një ankth të pajustifikuar në disa raste, por çdo gjë është brenda kornizave të normales.

Më shumë C  |  Mama aspak posesive Pa asnjë dyshim, gjithmonë mundohesh t’i ofrosh fëmijës tënd më të mirën e mundshme dhe të kujdesesh për nevojat e tij, por rrallëherë ndien ankth apo bëhesh posesive kundrejt tij. Përkundrazi, ndonjëherë, ndoshta duhet të shqetësohesh pak më shumë, edhe me qëllimin e vetëm që të ndihet i mbrojtur prej teje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top