Këshilla & Arsye

June 7, 2018 | 14:24

Gjërat që sakrifikojnë personat e suksesshëm

Nuk është sekret: suksesi kërkon sakrificë. Por, çfarë do të sakrifikonit për të realizuar ëndrrën tuaj?

Jeta na shërben me një sasi të limituar të kohës dhe burimeve tjera dhe, pavarësisht se çfarë dëshironi të bëni me jetën tuaj, ju duhet të punoni brenda atyre kornizave të limiteve të kohës dhe ta realizoni ëndrrën.

Se çfarë sakrificash bëjnë njerëzit e suksesshëm, kjo varet kryesisht nga ata. Sidoqoftë, ka disa sakrifica të përgjithshme:

Interesat e vogla dhe interesat e mëdha

Ju, sikurse çdo njeri në botë, me siguri pëlqeni shumë gjëra. P.sh., mund t’ju pëlqejnë historitë trilluese, video-lojërat ose filmat. Por, gjithashtu mund t’ju pëlqejnë artet marciale, historia religjioze, etj.

Kështu, në mënyrë që të keni sukses ju duhet ta lini anash atë që e pëlqeni, për ta arritur atë që doni.

Pushimi

Është shumë e zakonshme të dëgjojmë se njerëzit e suksesshëm flenë vetëm katër deri në pesë orë në ditë. Një shembull i tillë është edhe Tony Robbins.

Dhe, ndonëse shkenca e gjumit e kundërshton pohimin se njerëzit mund të jenë të suksesshëm me kaq pak gjumë, shumë njerëz duket se ia arrijnë shumë mirë.

Rruga drejt suksesit është e gjatë, ndërkaq disa orë ekstra në ditë mund të jenë më të vlefshme sesa një performancë pak më e mirë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top