Në fokus

December 10, 2018 | 14:52

“Gjestet tona të vogla mund të sjellin dritë në vendet e errëta të kësaj bote”.

Të dashur miq,

Është një nder për mua që puna ime është botuar kohët e fundit në Hinz & Kunzt, aktualisht revista me e shitur Gjermane me një fokus në politikën sociale. Revista dëshironte të publikonte diçka frymëzuese dhe pozitive për lexuesit e tyre për të reflektuar gjatë pushimeve dhe t’u tregonte se si ata, si individë, mund të sillnin ndryshim në jetën e njerëzve të tjerë.

Revista Hinz & Kunzt përzgjodhi tregime që mund t’i keni lexuar prej meje, si Santa, një e droguar 10-vjeçare, babai i së cilit duhet ta lidhte atë në shtëpi ndërsa ai udhëtonte shumë për të gjetur një punë. Ato tregojnë se si e gjeta unë dhe isha në gjendje t’i jepja asaj ndihmën mjekësore dhe të punoja në krijimin e një tregu perimesh për të atin duke bërë të mundur që ai të qëndronte më pranë shtëpisë dhe të kujdesej për vajzën e tij, që të shërohej.

Një tjetër histori e përzgjedhur ishte ajo e Fatema Begum me djemtë e saj binjakë që e donin shkollën më shumë se çdo gjë. Fatema një grua që nuk kishte asgjë pasi burri i saj u sëmur dhe në këtë mënyrë ajo nuk mund t’i dërgonte më binjakët në shkollë, pasi ata duhet të bënin punë të rënda, të mbanin shporta ushqimi për të shitur pranë nënës së tyre vetëm për të mbijetuar. Ju mund të mbani mend se unë kam qenë në gjendje t’i krijoj Fatema një dyqan perimesh i cili ishte i suksesshëm në vetëm 14 ditë për shkak të aftësive të saj dhe në këtë mënyrë u realizua dëshira e binjakëve për të shkuar përsëri në shkollë.

Rudro, në klasën e 9-të, i cili mori përgjegjësinë për t’u kujdesur për familjen e tij, kur prindërit e tij u sëmurën, u shfaq gjithashtu në revistë. Rudro e kishte pasion shkollën dhe rrinte ditë pa ngrënë për të shkuar në provimet e tij. Ai është ende më i miri në klasë. Disa miq dhe unë ishim në gjendje t’i blinim një lopë, e cila jepte qumësht të freskët çdo ditë dhe një viç për nevojat e familjes.

Revista Hinz & Kurtz gjithashtu tregoi historinë e Samsuddin Miha dhe gruas së tij Rekha Begum, të cilët u ndanë nga fëmijët e tyre pas 47 vitesh bashkë. Për të mbështetur veten dhe për të blerë trajtimin për kancerin e Rekha, unë munda t’i blej një karrocë Samsuddin, kështu që ai mund të shes  këpucë dhe të bashkohet me Rekhun e tij.

Dhënia e kapitalit fillestar – qoftë në formën e lopës së qumështit ose makinës qepëse plus asistenca dhe trajnimi – është theksuar nga Hinz & Kurtz si një model i shkëlqyeshëm për të tjerët, që duan të ndihmojnë të paprivilegjuarit të bëhen të pavarur.

Unë jam shumë i kënaqur që revista ka ndarë edhe projektin e librit “Survivors” për të cilin kam punuar për kaq shumë vite për të mbledhur fonde për t’i ndihmuar këta njerëz. Ata shkruajnë për udhëtimet e mia për të gjetur lëndët që kam fotografuar dhe se si kam qenë në gjendje të ndihmoj 65 familje që të bëhen të pavarur dhe të edukojnë fëmijët e tyre. Projekti i librit “Survivors” është një burim i rëndësishëm i financimit për kaq shumë njerëz.

Shumë faleminderit Hinz & Kurtz për fjalët e tyre të mira për projektet e mia dhe për ndarjen e punës sime me lexuesit e tyre, të cilët shpresoj se do të gjejnë ndonjë motivim për t’u dhënë përsëri të tjerëve në mënyrën e vet dhe me aftësitë e tyre.

Dashuroni dhe ndriçoni!

 

Burimi / GMB Akash

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top